• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 21 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Vrau Arben Lleshin në burgun e Peqinit/ GJKKO rrëzon kërkesën, Sokol Mjaçaj mbetet në regjimin 41 biss

30 Janar, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Sokol Mjacaj, i cili ekzekutoi brenda burgut të sigurisë së lartë të Peqinit Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan, do të vijojë të qëndrojë në regjimin “41 biss”.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

GJKKO ka refuzuar kërkesën e Mjacajt, i cili kërkonte daljen nga regjimi i posaçëm.

“Kërkuesi Sokol Mjaçaj me datë 23.12.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Kundërshtim i vendimit nr. 619, datë 11.12.2024, të Ministrit të Drejtësisë”. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Ardit Mustafa vendosi rrëzimin e kërkesës”, thuhet në njoftimin e GJKKO.

Lexo edhe:

Serie A: Vojvoda dhe Caqueret thellojnë krizën e Juventus, Como arrin fitore historike në ‘Allianz Stadium’

Tym në bord, avioni i Wizz Air bën ulje të detyruar, nuk dihet ende shkaku

Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga njoftimi i vendimit.

Ngjarja ndodhi më 15 dhjetor 2023. Mjacaj është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë. Pas ngjarjes në burgun e Peqinit, ai deklaroi para hetuesve se Arben Lleshin e vrau pasi kishte sherr me të, pasi ai nuk e pranonte në sektroin e tij.

Sokol Mjacaj

Sokol Mjacaj ka vrarë dy turistët çekë, Michal Svatos dhe Anna Kusinova, më 3 korrik 2015 në fshatin Prekal të Dukagjinit. Mjacaj i grabiti dy të rinjtë e më pas i ekzekutoi me armë zjarri në automjetin e tyre. Pas kryerjes së krimit Mjacaj u largua nga vendngjarja dhe u ul në një kafene të fshatit për të porositur kafe. I tha kamerierit të lokalit se kishte një aparat fotografik për të shitur për 5000 lekë. Kamerieri ka këmbëngulur se nuk e blen me atë çmim pasi aparati ishte i thyer dhe i shitur. Ai ka dhënë vetëm 500 lekë Mjacajt, më pas ky i fundit u largua në drejtim të paditur.

Sokol Mjacaj u arrestua dy ditë më pas më 5 korrik 2015. Më 5 korrik 2022 Gjykata e Lartë la në fuqi dënimin, burg përjetë për Sokol Mjacajn. Ky dënim ishte dhënë nga Gjykata e Apelit të Shkodër në 2018.

Indrit Shaqja

Indrit Shaqja, i dënuari i dytë i përfshirë në përplasje është gjithashtu i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 2 të moshuarave, Elsa Vava 72 vjeç dhe Gjinovefa Vava 77 vjeç, kunata me njëra-tjetrën. Shaqja në bashkëpunim me Velson Elmazin nga Elbasani dhe Artur Kaçanollin nga Shijaku në datën 2 shtator 2014 kanë hyrë në banesën e dy kunatave, të moshuarave Elsa Vava 72 vjeç dhe Gjinovefa Vava 77 vjeç, për të vjedhur sende më vlerë dhe para, por kanë hasur kundërshtinë e të moshuarave dhe për këtë ata kanë nisur t’i torturojnë deri në vdekje viktimat, të cilat u gjetën nga policia të lidhura dhe mbytura me qese plastmasi në kokë në shtëpinë e tyre në lagjen nr.11 të Durrësit mbrëmjen e 2 shtatorit 2014. Ato jetonin së bashku në banesën e vjetër dykatëshe në një nga lagjet kryesore të Durrësit.

Arben Lleshi

Arben Lleshi (viktima) ishte i dënuar për vrasjen e bashkëkombësit të tij Agim Hoxha në Sauthempton.  Ngjarja është shënuar më 10 prillin 2013 kur Arben Lleshi 27 vjeç, i njohur si shpërndarës droge në Angli, dogji të gjallë brenda në makinën e tij Agim Hoxhën 29 vjeç në Sauthempton të Anglisë.

Nga Kategoria

Serie A: Vojvoda dhe Caqueret thellojnë krizën e Juventus, Como arrin fitore historike në ‘Allianz Stadium’
Kryesore

Serie A: Vojvoda dhe Caqueret thellojnë krizën e Juventus, Como arrin fitore historike në ‘Allianz Stadium’

21 Shkurt, 2026
Bota

Tym në bord, avioni i Wizz Air bën ulje të detyruar, nuk dihet ende shkaku

21 Shkurt, 2026
Mehmeti debuton me skuadrën e re, realizon golin e tij të parë me Ipswich
Aktualitet

Mehmeti debuton me skuadrën e re, realizon golin e tij të parë me Ipswich

21 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Formacionet zyrtare: Real Madrid me surpriza në mbrojtje ndaj Osasuna-s

21 Shkurt, 2026
Serie A: Vojvoda dhe Caqueret thellojnë krizën e Juventus, Como arrin fitore historike në ‘Allianz Stadium’

Serie A: Vojvoda dhe Caqueret thellojnë krizën e Juventus, Como arrin fitore historike në ‘Allianz Stadium’

21 Shkurt, 2026

Përtej kufijve: Si dy vende të Azisë Qendrore po zgjerohen lidhjet kulturore

21 Shkurt, 2026

Juventus 0-2 Como – Krizë e thellë në Torino, vërshëllima në “Allianz Stadium”

21 Shkurt, 2026

Tym në bord, avioni i Wizz Air bën ulje të detyruar, nuk dihet ende shkaku

21 Shkurt, 2026
Mehmeti debuton me skuadrën e re, realizon golin e tij të parë me Ipswich

Mehmeti debuton me skuadrën e re, realizon golin e tij të parë me Ipswich

21 Shkurt, 2026
Shpërndarja e Gazës: Kosova dërgon forcë në veri, Shqipëria në Deir al-Balah

Shpërndarja e Gazës: Kosova dërgon forcë në veri, Shqipëria në Deir al-Balah

21 Shkurt, 2026

Kina prezanton robotë humanoidë në arte marciale: A duhet të shqetësohet Europa?

21 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.