Pas disa orësh qëndresë në bulevardin para kryeministrisë, është mbyllur protesta e 36-të radhazi ku qytetarët mbajtën fjalime dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.
Në përfundim të tubimit, protestuesit nisën marrshimin në rrugët e Tiranës, ndërsa organizatorët i ftuan qytetarët të marrin pjesë masivisht edhe në protestën e paralajmëruar për ditën e nesërme.
Gjatë mbylljes së protestës u shpreh edhe mbështetje për protestuesit e arrestuar në tubimet e mëparshme.











