• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 8 Qershor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Pagat e mësuesve shqiptarë janë më të ulëtat në Evropë

28 Janar, 2025
tek Aktualitet, Ekonomi, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Vitet e fundit, pagat e mësuesve të përshtatura me inflacionin kanë rënë në shumë vende eropiane, duke përfshirë Anglinë, Irlandën, Italinë, Greqinë dhe Finlandën. Po cilat vende kanë përjetuar rritjen më të lartë dhe rënien më të madhe të pagave të mësuesve në terma realë gjatë dekadës së fundit?

Paga e një mësuesi shqiptar është më e ulëta në Europë. Pagat ranë në pothuajse gjysmën e vendeve gjatë 8 viteve.

Midis 22 vendeve dhe rajoneve, pagat e ligjshme të mësuesve të klasës së mesme dhe të ulët në terma realë, ranë në 10 prej tyre midis 2015 dhe 2023, ku disa vende përjetuan ulje të ndjeshme, sipas raportit të OECD “Education at a Glance 2024”.

Lexo edhe:

Si të zgjidhni qershitë më të mira? Ekspertja shpjegon se cilat duken bukur por janë të kalbura

Trondit Laert Vasili: Motra ime vdiq 6 muajshe sepse i morën gjak për të rigjeneruar gjakun e diktatorit Enver Hoxha

Pagat pësuan rënien më të madhe në Luksemburg, duke rënë me 11% gjatë kësaj periudhe, e ndjekur nga një rënie prej 9% në Greqi dhe një rënie prej 6% në Irlandë, Finlandë dhe Itali.

Pagat gjithashtu ranë me 5% në Angli, 4% në Portugali dhe 3% në Hungari midis 2015 dhe 2023.

Rritja ishte mesatarisht 4% në BE-25, ndërsa ishte më e ulët në disa nga ekonomitë kryesore të BE-së, si Spanja (2%) dhe Gjermania dhe Italia (1%).

Nga ana tjetër, Turqia shënoi rritjen më të lartë, me pagat e mësuesve që u rritën me 31%. Çekia pasoi me një rritje prej 16% dhe Skocia pa një rritje prej 12%, duke i bërë ato rajonet e vetme me rritje që tejkalojnë 10%.

Midis 2013 dhe 2023, u shfaq një trend i ngjashëm.

Greqia kryesoi listën për rënien më të madhe me 12%, e ndjekur nga Luksemburgu (10%) dhe Irlanda, Finlanda dhe Italia (7%). Në Angli, pagat e mësuesve ranë me 5% edhe në terma realë.

Ndërsa pagat ranë me 3% në Hungari midis 2015 dhe 2023, rritja e përgjithshme nga 2013 në 2023 ishte 45%. Kjo e vendos Hungarinë në krye të listës, për rritjen më të madhe të pagave gjatë kësaj periudhe, e ndjekur nga Turqia me 37%.

Çekia dhe Sllovakia pësuan rritje të dukshme prej 18% gjatë 10 viteve të fundit, me Skocinë që renditet pas me një rritje 11%.

Ndër ekonomitë më të mëdha të BE-së, Gjermania raportoi rritjen më të lartë me 7%, e ndjekur nga Franca me 4% gjatë së njëjtës periudhë.

Ndryshimi i pagave të mësuesve që nga viti 2005

Duke parë ndryshimet në një periudhë më të gjatë, si midis 2005 dhe 2023, Greqia përjetoi një rënie dramatike të pagave të mësuesve. Mësuesit në Greqi humbën një të tretën e pagave reale gjatë kësaj periudhe, një rënie prej 33%. Rënie të ndjeshme janë vërejtur gjithashtu në Portugali (13%), si dhe në Itali dhe Angli (të dyja 12%).

Midis 2005 dhe 2023, Turqia pa një rritje të konsiderueshme të pagave të mësuesve, me një rritje të raportuar prej 59%. Polonia (28%), Gjermania (16%) dhe Norvegjia (15%) pasuan Turqinë, megjithëse me norma më të ulëta rritjeje.

Cilat vende i paguajnë më mirë mësuesit? Shqiptarët më të keqpaguarit

Pagat e mësuesve ndryshojnë ndjeshëm në të gjithë Europën, me kualifikimet dhe përvojën që luajnë një rol kyç në dallimet brenda secilit vend.

Sipas Eurydice të Komisionit Europian, pagat vjetore bruto statutore për mësuesit e rinj në 2022/23 varionin nga 9,897 € në Poloni në 84,589 € në Luksemburg brenda BE-së. Nëse marrim të gjitha vendet në kontinentin europian, mësuesit shqiptarë janë më të keqpaguarit.

Mësuesit gjermanë fitojnë gati dyfishin e atyre në Francë

Mësuesit në Gjermani (62,322 €) fituan gati dyfishin e pagave të kolegëve të tyre në Francë (32,186 €). Spanja (36,580 €) ishte pak mbi Francën, ndërsa Italia (27,079 €) ra më poshtë.

Mësuesit në vendet kandidate për në BE fitojnë më pak se 12,000 euro në vit.

Pagat e mësuesve të përshtatura për fuqinë blerëse

Pagat e mësuesve të shprehura në Standardet e Fuqisë Blerëse (PPS) mundësojnë një krahasim më të drejtë. PPS është një njësi valutore artificiale, që pasqyron të njëjtën fuqi blerëse nëpër vende, që do të thotë se një PPS teorikisht mund të blejë të njëjtën sasi mallrash dhe shërbimesh në çdo vend.

Pagat vjetore bruto në terma të PPS për mësuesit e rinj brenda BE-së, varionin nga 11,826 në Sllovaki në 49,015 në Luksemburg. Ndërsa hendeqet midis vendeve janë më të ngushta, ato vazhdojnë ende.

OECD vuri në dukje se nivelet e pagave për mësuesit janë vetëm një nga disa përcaktues të atraktivitetit të profesionit të mësuesit. Organizata nënvizoi rëndësinë e ofrimit të më shumë mundësive për zhvillim profesional dhe për të siguruar, që profesioni të mbetet intelektualisht stimulues gjatë gjithë karrierës së mësuesve./ Monitor

Nga Kategoria

Ekstra

Si të zgjidhni qershitë më të mira? Ekspertja shpjegon se cilat duken bukur por janë të kalbura

8 Qershor, 2025
Lajme

Trondit Laert Vasili: Motra ime vdiq 6 muajshe sepse i morën gjak për të rigjeneruar gjakun e diktatorit Enver Hoxha

8 Qershor, 2025
Bota

VIDEO/ Kandidati për president qëllohet në mes të fushatës me 2 plumba në kokë, pamjet e rënda nga momenti i ngjarjes

8 Qershor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Si të zgjidhni qershitë më të mira? Ekspertja shpjegon se cilat duken bukur por janë të kalbura

8 Qershor, 2025

Trondit Laert Vasili: Motra ime vdiq 6 muajshe sepse i morën gjak për të rigjeneruar gjakun e diktatorit Enver Hoxha

8 Qershor, 2025

VIDEO/ Kandidati për president qëllohet në mes të fushatës me 2 plumba në kokë, pamjet e rënda nga momenti i ngjarjes

8 Qershor, 2025

Sherr mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 31-vjeçari. Policia në kërkim të autorit

8 Qershor, 2025

“Me Brojën është gjithmonë i njëjti problem”, Silvinjo pas barazimit: Manajn e caktova unë për penalltinë, Adrian Bajrami po më çmend

8 Qershor, 2025

Mbyllet me barazim pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025

Reagimi i Manajt pasi humbi mundësinë e artë përballë Serbisë, e përqafon Laçi

7 Qershor, 2025

Mbyllet 0-0 pjesa e parë! Manaj humb penalltinë në fund

7 Qershor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.