• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 3 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

BKH dhe SPAK punojnë larg “syve dhe veshëve” të Policisë së Shtetit? Klodian Braho sqaron njëherë e mirë marrëdhëniet mes tyre, bën PARALAJMËRIMIN e fortë

3 Korrik, 2026
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Klodian Braho ka qenë këtë të premte në Komisionin e Ligjeve, ku ka sqaruar edhe një herë e mirë raportin e institucionit që drejton me Policinë e Shtetit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në një kohë kur flitet për një ulje të besueshmërisë së Policisë së Shtetit nga SPAK dhe për perceptimin se aksionet po realizohen kryesisht nga prokurorët e posaçëm dhe oficerët e BKH-së, Braho ka theksuar se bashkëpunimi mes institucioneve mbetet i mirë dhe funksional.

Ai ka vlerësuar punën e shumicës dërrmuese të punonjësve të Policisë së Shtetit, duke theksuar se ky institucion mbetet një partner i pazëvendësueshëm në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Lexo edhe:

Dhuna në protestë, Hita dhe Lamallari: Përgjigjja e policisë ishte propocionale dhe e bazuar në ligj

“Policët gjithmonë fajtorë”, Zebërvoki jep dorëheqjen nga Policia e Shtetit: Nuk e kapërdij dot këtë fushatë kundër nesh

“Gjatë 2025, referimet penale të Policisë së Shtetit janë rritur në SPAK. Edhe gjatë këtij viti kemi pasur referime nga Policia e Shtetit. Kemi vlerësimin më të madh për Policinë e Shtetit, për shumicën e gjithë atyre njerëzve që punojnë në atë institucion. Si në çdo institucion tjetër, jo të gjithë janë njësoj dhe ndonjëri prej tyre mund të ketë probleme me ligjin ose ne dyshojmë që mund të ketë. Policia e Shtetit është partneri ynë i pazëvendësueshëm, nuk e zëvendësojmë dot. Dhe suksesi ynë është i lidhur.

Unë dhe struktura që drejtoj presim më shumë nga Policia. Veprimet që mund të kryejë BKH edhe për arrestimet e kontrollet në vende të caktuara janë veprime proceduriale. SPAK duhet të ketë një pavarësi institucionale, s’mund të varet gjithmonë nga institucionet e tjera. Ne s’mund ta zëvendësojmë Policinë, por duhet të kemi pavarësinë tonë, që struktura jonë të jetë e aftë të bëjë të gjithë ciklin”, tha Braho, ndërkohë që në vijim të raportimit kreu i SPAK është ndalur edhe tek çështja e pasurive të sekuestruara. Sipas tij, asetet që burojnë nga veprimtari kriminale janë rrezik për ekonominë, duke paralajmëruar se deri në fund të vitit pritet të ketë edhe raste të tjera sekuestrimesh.

“Është e vërtetë që kemi pasur disa raste sekuestrimi pasurish që burojnë nga veprat penale. Këto pasuri janë si tumor në ekonomi dhe nuk ka asnjë zgjidhje tjetër veçse të sekuestrohen dhe konfiskohen.

Ky produkt fuqizon grupet kriminale dhe çon deri në korrupsion në administratë. Më pas për persona të tretë si kontraktorë apo nënkontraktorë, e kam theksuar se janë interesa të ligjshme që SPAK do t’i mbrojë. Është një sfidë e madhe për shkak të numrit të madh të pasurive dhe shifrave të mëdha, por deri më tani ia kemi dalë.

Nga pikëpamja ligjore nuk shohim të ketë problematika. Do të ketë edhe sekuestrime të tjera, jemi ende në korrik dhe deri në dhjetor do të ketë edhe çështje të tjera. Interesat e ligjshme janë nën mbrojtjen tonë”, tha Braho mes të tjerash.

Nga Kategoria

Kryesore

Dhuna në protestë, Hita dhe Lamallari: Përgjigjja e policisë ishte propocionale dhe e bazuar në ligj

3 Korrik, 2026
Lajme

“Policët gjithmonë fajtorë”, Zebërvoki jep dorëheqjen nga Policia e Shtetit: Nuk e kapërdij dot këtë fushatë kundër nesh

3 Korrik, 2026
Aktualitet

“Lufta kundër korrupsionit nuk është një çështje burgu apo varje në litar”, Rama: Duhet që sistemi të të mbrojë

3 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

BKH dhe SPAK punojnë larg “syve dhe veshëve” të Policisë së Shtetit? Klodian Braho sqaron njëherë e mirë marrëdhëniet mes tyre, bën PARALAJMËRIMIN e fortë

3 Korrik, 2026

Dhuna në protestë, Hita dhe Lamallari: Përgjigjja e policisë ishte propocionale dhe e bazuar në ligj

3 Korrik, 2026

“Policët gjithmonë fajtorë”, Zebërvoki jep dorëheqjen nga Policia e Shtetit: Nuk e kapërdij dot këtë fushatë kundër nesh

3 Korrik, 2026

“Lufta kundër korrupsionit nuk është një çështje burgu apo varje në litar”, Rama: Duhet që sistemi të të mbrojë

3 Korrik, 2026

“Janë mbledhur gjithë dështakët e Shqipërisë”, Rama flet sërish për protestat dhe tregon historinë me një person të afërt

3 Korrik, 2026

Mbahet sot protesta e 34-t masive, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Edi Ramës: Ju erdhi fundi!

3 Korrik, 2026

U godit nga një shtyllë në vendin e punës, ndërron jetë 27-vjeçari shqiptar në Itali (EMRI)

3 Korrik, 2026

Vijojnë vonesat në Kapshticë, procedurat në palën greke krijojnë radhë të gjata

3 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.