Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestën e zhvilluar para Kuvendit, duke komentuar përshkallëzimin e situatës dhe përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Në një deklaratë publike me anë të një postimi në “X”, Rama u shpreh se kalimi në dhunë fizike, sipas tij, është rezultat i grupeve që ai i cilësoi si “korja e zezë e dështakëzemërakëve të bulevardit politiko-mediatik të Tiranës”.
“Kalimi në dhunë fizike është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë e dështakëzemërakëve të bulevardit politiko-mediatik të Tiranës, koleksionistëve të precedentëve kriminalë dhe duarve të huaja pas tyre! Duhet akoma durim e pastaj i vjen radha reflektimit”, u shpreh kryeministri.











