Harry Kane po kalon një sezon të jashtëzakonshëm në aspektin personal, duke vazhduar të shënojë me ritëm të pabesueshëm si me Bayern Munich, ashtu edhe me kombëtaren angleze.
Sulmuesi anglez ishte sërish vendimtar në fitoren 2-1 të Anglisë ndaj Republikës Demokratike të Kongos, në raundin e parë me eliminim direkt të Kupës së Botës. Kane realizoi dy gola dhe udhëhoqi “Tre Luanët” drejt kualifikimit mes 16 më të mirave.
Me këtë dopietë, Kane ka arritur në 72 gola këtë sezon për klubin dhe kombëtaren, një shifër e jashtëzakonshme që konfirmon formën e tij të frikshme.
Pjesa më e madhe e golave kanë ardhur me fanellën e Bayern Munich, ku sulmuesi ka shënuar 61 herë. Ndërkohë, me Anglinë ai ka realizuar 11 gola gjatë këtij edicioni.
Ajo që e bën edhe më mbresëlënëse këtë statistikë është fakti se Kane ka luajtur 66 ndeshje gjatë sezonit, një ngarkesë shumë e madhe fizike, por që nuk e ka ndalur aspak ritmin e tij para portës.
Kapiteni i Anglisë vazhdon të tregojë se mbetet një nga sulmuesit më të rrezikshëm në futbollin botëror, duke qenë vendimtar në momentet më të rëndësishme për klubin dhe kombëtaren.











