Një 74-vjeçar me inicialet F.A. ka humbur jetën pasi dyshohet se është rrëzuar në banesën e tij në zonën e Jalës.
Rrethanat e ngjarjes janë duke u verifikuar nga autoritetet.
Ndërkohë, një 28-vjeçare nga Himara dyshohet se ka konsumuar një sasi medikamentesh në kushte të rënduara psikologjike. Ajo është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmë mjekësore.
Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të të dyja rasteve.











