Mijëra njerëz protestuan në qytetin verior të Novi Sadit në Serbi për të përkujtuar vdekjen e 16 personave në vitin 2024, pasi u shemb një tendë stacioni hekurudhor. Ata kërkuan zgjedhje të Parlamentare të parakohshme.
Protestat antiqeveritare të udhëhequra nga studentët, e që herë pas here u bënë të dhunshme, u përhapën në të gjithë Serbinë pas katastrofës. Ato tronditen sundimin 13-vjeçar të Aleksandar Vuçiç dhe Partisë së tij Progresive Serbe.
Aktivistët nga lëvizja e udhëhequr nga studentët thonë se duan të sfidojnë Vuçiçin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale ne vitin 2027. Vuçiç ka thënë se mund t’i thërrasë ato në fillim të muajve të ardhshëm. Besohet se ai do te lere presidencën për të marrë kryeministrinë nëse fiton zgjedhjet.











