Një 60-vjeçare është gjetur e pajetë në fshatin Sheqeras të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, 60-vjeçarja mund të ketë rreth 3 ditë që ka ndërruar jetë.
Viktima i përket komunitetit rom dhe është gjetur pak më parë në banesë.
Nga këqyrja paraprake nuk ka shenja dhune ndërsa grupi hetimor po kryhen hetimet për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.











