Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS të mbajtur me dyer të mbyllura, nga disa burime mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga deputetët që të jenë më shumë prezent në rrjetet sociale.
“Ne nxjerrim një punë dhe nuk merr algoritëm”, mësohet të ketë thënë kryeministri në mbledhje.
Sipas Ramës deputetët duhet të nxjerrin punët që bën qeveria me argumentat përkatës.
Në një moment Rama i është drejtuar Braçes duke thënë: Nxjerr Erioni koshat e mbushur me mbeturina por nuk nxjerr koshat e pastra.
Replika e Braçes për këtë çështje drejtuar kryeministrit ka qenë se e bën këtë gjë se nuk ka gjetur zgjidhje.
“E bëj këtë gjë sepse nuk ka gjetur zgjidhje”, mësohet të ketë thënë Braçe.











