• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 9 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Inter ndërton skuadrën për Champions, pas Palestrës synon Jones dhe Solet

20 Qershor, 2026
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Inter po punon për të ndërtuar një skuadër edhe më konkurruese në Champions League. Drejtuesit zikaltër janë një hap larg marrëveshjes me Atalantën për Palestrën, por merkatoja nuk ndalet vetëm aty.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Klubi po lëviz edhe në reparte të tjera, me dy emra kryesorë në listë: Curtis Jones i Liverpool dhe Oumar Solet i Udineses. Me të dy lojtarët, Inter ka arritur tashmë një marrëveshje paraprake për kushtet personale.

Jones shihet si një profil ideal për mesfushën e Cristian Chivus. Anglezi ka eksperiencë ndërkombëtare, mbi 200 ndeshje me Liverpool dhe disa trofe të fituar, mes tyre dy tituj në Premier League dhe Botërorin e Klubeve.

Lexo edhe:

Pau Victor zbulon metodën e Flick te Barcelona: “Në disa stërvitje ndihesha i trullosur”

Tifozët e Al-Nassr dalin në mbështetje të Ronaldos pas përplasjes me Jorge Jesus

Inter ka bërë një ofertë rreth 20 milionë euro për Liverpool, ndërsa klubi anglez kërkon rreth 30 milionë paund. Kontrata e Jones skadon pas një viti dhe zikaltërit shpresojnë ta shfrytëzojnë këtë situatë për ta marrë me një çmim më të favorshëm.

Vetë mesfushori duket i hapur për kalimin në Milano. Ai e konsideron të mbyllur ciklin te Liverpool, nuk është pjesë qendrore e planeve të trajnerit Iraola dhe është i tunduar nga një eksperiencë e re në Itali.

Një sinjal i qartë ka ardhur edhe nga fakti se Jones ka pyetur Federico Chiesan për jetën në Itali, ndërsa Inter po përdor marrëveshjen me lojtarin si kartën kryesore në negociatat me Liverpool.

Ndërkohë, Palestra mbetet shumë pranë Interit. Lojtari konsiderohet ideal për moshën, potencialin dhe profilin teknik, në përputhje me projektin gjithnjë e më evropian të Chivus.

Një tjetër emër që po ndiqet me forcë është Oumar Solet. Mbrojtësi francez, 26 vjeç, shihet si pjesë e ndryshimit brezash që Inter kërkon të ndërtojë. Ai është një mbrojtës modern, i aftë të ngjitet me topin, të driblojë, të nisë aksionet nga prapavija dhe natyrisht të mbrojë me forcë.

Edhe për Solet, strategjia e Interit është e ngjashme me atë të përdorur për Palestrën dhe Jones. Drejtuesit zikaltër kanë arritur tashmë një marrëveshje paraprake me lojtarin për aspektet kontraktuale, ndërsa mbrojtësi është shumë i lumtur me mundësinë për t’u transferuar në Milano.

Tani mbetet për t’u gjetur marrëveshja me Udinesen. Inter po negocion me klubin friulian dhe shpreson të marrë dritën jeshile për ta mbyllur operacionin.

Kështu po ndërtohet Interi i ri: më i freskët, më modern dhe me një profil gjithnjë e më evropian. Pas dopietës historike të sezonit të kaluar, objektivi është të rritet niveli edhe më shumë dhe të ndërtohet një skuadër që mund të konkurrojë fort edhe në Champions League.

Tags: Champions leagueCurtis JonesinterOumar SoletPalestra

Nga Kategoria

Sporti

Pau Victor zbulon metodën e Flick te Barcelona: “Në disa stërvitje ndihesha i trullosur”

9 Tetor, 2026
Sporti

Tifozët e Al-Nassr dalin në mbështetje të Ronaldos pas përplasjes me Jorge Jesus

9 Tetor, 2026
Sporti

Interi bëri pesë përforcime në merkato, por të rinjtë mezi po luajnë: ja arsyet

9 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Screenshot

Venusi hyn në retrogradë: çfarë do të thotë kjo për çdo shenjë të horoskopit

9 Tetor, 2026

Del FOTO e çiftit të tragjedisë në Gjilan, biznesmeni i njohur vrau pa mëshirë gruan dhe kunatin e tij, plagosi edhe xhaxhain (EMRAT)

9 Tetor, 2026

Pau Victor zbulon metodën e Flick te Barcelona: “Në disa stërvitje ndihesha i trullosur”

9 Tetor, 2026

Muxhahedinët dalin nga kampi dhe ruajnë fëmijët pranë shkollave e kopshteve?

9 Tetor, 2026

Tifozët e Al-Nassr dalin në mbështetje të Ronaldos pas përplasjes me Jorge Jesus

9 Tetor, 2026

Interi bëri pesë përforcime në merkato, por të rinjtë mezi po luajnë: ja arsyet

9 Tetor, 2026

Infantino drejt një tjetër mandati në krye të FIFA-s, UEFA ende pa rival për ta sfiduar

9 Tetor, 2026

E rëndë në Greqi: Shqiptari vdes pas shpërthimit në rafinerinë e naftës, një tjetër në luftë për jetën në spital (EMRAT)

9 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.