• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 17 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Goditet rrjeti i trafikut të drogës në Francë, arrestohen 7 shqiptarë

18 Qershor, 2026
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Një operacion i përbashkët mes autoriteteve franceze dhe belge ka çuar në goditjen e një rrjeti të madh ndërkombëtar të trafikut të drogës, ku janë arrestuar shtatë shtetas shqiptarë dhe janë sekuestruar sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas mediave të huaja, operacioni nisi më 10 qershor në Francë, ku xhandarmëria franceze zhvilloi rreth 12 kontrolle në rajonin e Bretanjës. Gjatë aksionit u arrestuan katër shtetas shqiptarë, të moshave 21, 30, 30 dhe 32 vjeç, të cilët dyshohen se ishin pjesë e një organizate kriminale që trafikonte drogë mes Belgjikës dhe Francës.

Sipas Prokurorisë së Rennes, të arrestuarit janë vënë nën hetim nga Juridiksioni Ndërrajonal i Specializuar (JIRS) dhe janë lënë në paraburgim.

Lexo edhe:

SHBA i mohon vizën presidentit palestinez, nuk do të marrë pjesë fizikisht në Asamblenë e OKB-së

Italia përgatit marinën për të mbrojtur anijet në Bab el-Mandeb

Një ditë më vonë, më 11 qershor, autoritetet belge zhvilluan 14 kontrolle të tjera, duke arrestuar pesë persona të dyshuar, tre prej të cilëve shqiptarë.

Hetimet, të zhvilluara prej disa muajsh, zbuluan ekzistencën e një organizate kriminale shqiptare që organizonte transportin e drogës nga Belgjika drejt Francës. Sipas prokurorit Frédéric Teillet, grupi përdorte një apartament në Belgjikë si laborator për pranimin, përpunimin dhe paketimin e lëndëve narkotike përpara shpërndarjes në treg.

Transporti i drogës kryhej me automjete të pajisura me vende të fshehta të sofistikuara, të ndërtuara posaçërisht për t’iu shmangur kontrolleve të autoriteteve.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi 13 kilogramë kokainë, 26 kilogramë produkte kimike të përdorura për përzierjen dhe shtimin e sasisë së drogës, bidonë me aceton dhe amoniak, si dhe pajisje për përgatitjen dhe paketimin e narkotikëve. Gjithashtu u gjet një presë për kokainë me logo të ndryshme.

Autoritetet sekuestruan edhe dy pistoleta dhe një armë gjahu.

Në kuadër të hetimit janë sekuestruar 19 automjete, disa prej tyre me vlerë të lartë, si dhe bizhuteri, me një vlerë totale të vlerësuar rreth 400 mijë euro. Po ashtu, u gjetën mbi 90 mijë euro cash, ndërsa 37 mijë euro të tjera u bllokuan në llogari bankare. Në Belgjikë u ngrinë gjithashtu 38 llogari bankare.

Nga Kategoria

Bota

SHBA i mohon vizën presidentit palestinez, nuk do të marrë pjesë fizikisht në Asamblenë e OKB-së

17 Shtator, 2026
Bota

Italia përgatit marinën për të mbrojtur anijet në Bab el-Mandeb

17 Shtator, 2026
Bota

Mbreti Charles mbledh drejtuesit e AI: Rreziqet ekzistenciale duhen marrë seriozisht

17 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

SHBA i mohon vizën presidentit palestinez, nuk do të marrë pjesë fizikisht në Asamblenë e OKB-së

17 Shtator, 2026

Çoi padashje një video në grupin e shoqeve, si u zbulua abuzimi i 12-vjeçares në Tiranë

17 Shtator, 2026

Makina përplaset me murin, 3 shqiptarë humbin jetën në Athinë

17 Shtator, 2026

U arratis për të disatën herë nga burgjet greke, Alket Rizai dyshohet se po fshihet në Shqipëri

17 Shtator, 2026

A është NATO gati për luftë? Lufta në Ukrainë nxjerr në pah dobësitë e Aleancës

17 Shtator, 2026

Përplasje e re mes mbretit Charles dhe vëllait të Dianës, deklaratat që nxitën reagime

17 Shtator, 2026

Italia përgatit marinën për të mbrojtur anijet në Bab el-Mandeb

17 Shtator, 2026

Mbreti Charles mbledh drejtuesit e AI: Rreziqet ekzistenciale duhen marrë seriozisht

17 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.