• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 18 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

“Rruga për në ferr…” Rama përgëzon qytetarët për mbrojtjen e flamingove: Problemi qëndron te mosndarja e sorrave që përndjekin Shqipërinë nga zogjtë rozë (REAGIMI)

18 Qershor, 2026
tek Kryesore, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mesditën e kësaj të enjte në lidhje me protestën që po mbahet në Tiranë për mbrojtjen e flamingove, për të cilën përgëzon qytetarët.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ndërsa shton se qëllimet e mira, ashtu siç janë investimet amerikane në vendin tonë, shndërrohen në të këqija në momentin kur nuk matet realiteti.

“Historia është plot me zhvillime të nisura me sloganet më fisnike dhe emocionet më të sinqerta, por të përfunduara në intolerancë, fanatizëm apo shkatërrim, si rezultat i këputjes së lidhjes së perceptimit me realitetin, imagjinatës me faktet dhe shqetësimit me arsyen.

Lexo edhe:

Pas lajmeve për ndarje, lëvizje e re nga Sara dhe Eriku, ja çfarë ka ndodhur me çiftin

SPAK ‘zbarkon’ në Devoll, kontrolle në banesat e ish punonjësit të AMP-së dhe ish drejtorit të Policisë Bashkiake (EMRAT)

Prandaj nëse qëllimet e mira nuk i nënshtrohen provës së fakteve, nëse pasioni për ndryshim nuk drejtohet nga arsyeja dhe nëse bindjet e forta nuk shoqërohen me dëshirën për të dëgjuar, distanca mes mbrojtjes së një parimi, një qëllimi apo një kauze dhe shndërrimit të tyre në dogmë përjashtuese bëhet shumë e shkurtër. Dhe mu kështu, rruga për në ferr nuk shtrohet me qëllime të këqija, por me qëllime të mira që nuk pranojnë të maten me realitetin” shkruan Rama në reagimin e tij.

Më tej kryeministri shfaq simpatinë e tij për qytetarët të cilët protestojnë me flamingot rozë në shesh, për të cilat shkruan se ngjallin shumë hijeshi në krahahasim me demostrimet politike që janë të varfra në argumente.

“Unë kam simpati të sinqertë për këdo që në këtë protestë hyri nga alarmi i natyrës në rrezik. Madje kjo formë estetike e demonstrimit, me siluetat e flamingove rozë, më gëzon me hijeshinë që përndryshe do t’i mungonte një proteste qytetare për natyrën të kthyer ngutshëm në një demonstrim politik të skamur në ide, të varfër në argumenta, të degraduar në fjalor dhe të shëmtuar në bullizmin e tij rrugor apo digjital ndaj kujtdo që mendon ndryshe” shton më tej Rama.

Në përmbyllje të reagimit të tij kryeministri Edi Rama shkruan se problemi i vetëm në këtë mes mbetet mosndarja e sorrave nga flamingot, që shkakton kështu një zbehje të bukurisë së zogjve ngjyrë rozë që së fundmi janë shndërruar në simbol të protestës.

Reagimi i plotë i Edi Ramës:

RRUGA PËR NË FERR ËSHTË E SHTRUAR ME QËLLIME TË MIRA, thotë një fjalë shumë e moçme, dhe ka një arsye pse kjo shprehje ka mbijetuar për shekuj.

Ajo nuk i zhvlerëson qëllimet e mira. Përkundrazi. Qëllimet e mira janë A-ja e domosdoshme për krejt alfabetin e etikës së angazhimit publik. Por rruga e njerëzimit na mëson se qëllimet e mira assesi nuk mjaftojnë. Përkundrazi.

Historia është plot me zhvillime të nisura me sloganet më fisnike dhe emocionet më të sinqerta, por të përfunduara në intolerancë, fanatizëm apo shkatërrim, si rezultat i këputjes së lidhjes së perceptimit me realitetin, imagjinatës me faktet dhe shqetësimit me arsyen.

Prandaj nëse qëllimet e mira nuk i nënshtrohen provës së fakteve, nëse pasioni për ndryshim nuk drejtohet nga arsyeja dhe nëse bindjet e forta nuk shoqërohen me dëshirën për të dëgjuar, distanca mes mbrojtjes së një parimi, një qëllimi apo një kauze dhe shndërrimit të tyre në dogmë përjashtuese bëhet shumë e shkurtër. Dhe mu kështu, rruga për në ferr nuk shtrohet me qëllime të këqija, por me qëllime të mira që nuk pranojnë të maten me realitetin.

Unë kam simpati të sinqertë për këdo që në këtë protestë hyri nga alarmi i natyrës në rrezik. Madje kjo formë estetike e demonstrimit, me siluetat e flamingove rozë, më gëzon me hijeshinë që përndryshe do t’i mungonte një proteste qytetare për natyrën të kthyer ngutshëm në një demonstrim politik të skamur në ide, të varfër në argumenta, të degraduar në fjalor dhe të shëmtuar në bullizmin e tij rrugor apo digjital ndaj kujtdo që mendon ndryshe.

Por pikërisht kjo fotografi e bukur, më rikthen tek fjala e urtë e fillimit dhe “rruga e ferrit”.

Sepse problemi nuk janë flamingot. Qëllimi i tyre është i mirë. Problemi është se flamingot nuk pranojnë të dëgjojnë faktet, të diskutojnë zgjidhjet dhe të bashkërendojnë forcat me institucionet dhe me burimet serioze të ekspertizës, për të mbrojtur gjithçka duhet duke realizuar projektin e duhur. Kësisoj ata bëhen vegla e sorrave dhe korbave që i kanë rrethuar.

Unë i kam dëgjuar flamingot dhe i kuptoj ata. E respektoj pa paragjykim shqetësimin e tyre, pikërisht sepse ka qenë gjithnjë edhe i imi. Ajo që nuk arrij të kuptoj është pse flamingot nuk duan të ndahen nga sorrat që ushqehen me zhurmën, me shpifjen, me teoritë konspirative dhe korbat që me bullizmin e me refuzimin kategorik të çdo fakti, kërkojnë të marrin peng Shqipërinë?!

Flamingot nuk e humbasin bukurinë e tyre nëse angazhohen në diskutimin e dobishëm për të ardhmen e zonës dhe rrugën e zhvillimit të Shqipërisë. Ndërsa sorrat dhe korbat mbeten thjesht e vetëm ata që janë, qysh prej 28 nëntorit të 1912-ës kur morën rolin e hijes që përndjek Shqipërinë, por pa shans që të shtrojnë një rrugë ferri me qëllimet e mira të flamingove…

Tags: flamingoRama

Nga Kategoria

Lajme

Pas lajmeve për ndarje, lëvizje e re nga Sara dhe Eriku, ja çfarë ka ndodhur me çiftin

18 Qershor, 2026
Aktualitet

SPAK ‘zbarkon’ në Devoll, kontrolle në banesat e ish punonjësit të AMP-së dhe ish drejtorit të Policisë Bashkiake (EMRAT)

18 Qershor, 2026
Lajme

“Sali qytetarët të kanë marrë sheshin”, Balla: Humbësi më i madh nga protestat je ti, çdo të hënë me 40-50 krushq…

18 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Rruga për në ferr…” Rama përgëzon qytetarët për mbrojtjen e flamingove: Problemi qëndron te mosndarja e sorrave që përndjekin Shqipërinë nga zogjtë rozë (REAGIMI)

18 Qershor, 2026

Pas lajmeve për ndarje, lëvizje e re nga Sara dhe Eriku, ja çfarë ka ndodhur me çiftin

18 Qershor, 2026

Real Madrid zyrtarizon transferimin e tretë, Konaté firmos deri në vitin 2030

18 Qershor, 2026

SPAK ‘zbarkon’ në Devoll, kontrolle në banesat e ish punonjësit të AMP-së dhe ish drejtorit të Policisë Bashkiake (EMRAT)

18 Qershor, 2026

“Sali qytetarët të kanë marrë sheshin”, Balla: Humbësi më i madh nga protestat je ti, çdo të hënë me 40-50 krushq…

18 Qershor, 2026

Berisha shkrin së qeshuri sallën e Kuvendit: Damian bëj be sa të duash, nuk të besojnë, s’kam faj unë

18 Qershor, 2026

Debat i ashpër në Kuvend! Balla-Berishës: Të sfidoj, shko në protestë. Noka përplaset me socialistin: Do shkosh në të sëmës

18 Qershor, 2026

“Rama në burg, Belinda në burg”, Klosi gris pankartën e vendosur në derën hyrëse të Kuvendit

18 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.