• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 18 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Goditet skema e tjetërsimit të pronave në Dibër, 14 masa sigurie ndaj zyrtarëve të Kadastrës dhe qytetarëve, 2 pas hekurave

18 Qershor, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Një hetim 7-mujor i Policisë dhe Prokurorisë së Dibrës ka çuar në finalizimin e operacionit të koduar “Tjetërsimi”, ku u godit një skemë e dyshuar kriminale për tjetërsimin e kundërligjshëm të pronave përmes dokumenteve të falsifikuara.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në kuadër të operacionit janë ekzekutuar 14 masa sigurie ndaj punonjësve dhe ish-punonjësve të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Dibër, si dhe ndaj disa shtetasve që dyshohet se kanë përfituar nga tjetërsimi i pronave. Ndërkohë, tre persona janë shpallur në kërkim.

Sipas hetimeve, zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të Kadastrës, në bashkëpunim me një notere dhe persona të tjerë, dyshohet se kanë falsifikuar dokumente dhe kanë kryer veprime administrative të paligjshme për të kaluar prona në favor të një shtetasi dhe familjarëve të tij.

Lexo edhe:

Tre ditë pas aksidentit në Librazhd, 53-vjeçari ndërron jetë në spitalin e Traumës

Bien çmimet e naftës në botë, aksionet rriten

Njoftimi i policisë:
Dibër/Finalizohet operacioni i koduar “Tjetërsimi”.

Operacioni, rezultat i një hetimi 7-mujor, për zbardhjen e një skeme kriminale të falsifikimit të dokumenteve, me qëllim tjetërsimin e kundërligjshëm të pasurive të paluajtshme.

Ekzekutohen 14 masa sigurie, për punonjës/ish-punonjës të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Dibër, dhe për disa shtetas, familjarë të njëri-tjetrit, në favor të të cilëve dyshohet se janë tjetërsuar pronat.

Shpallen në kërkim 3 shtetas.

Në vijim të veprimeve procedurale të kryera në kuadër të një hetimi 7-mujor, me metoda proaktive, të ndjekur në koordinim me Prokurorinë e Dibrës, me objektiv dokumentimin e përgjegjësisë penale të disa shtetasve të përfshirë në mënyrë të organizuar në një skemë për tjetërsimin e kundërligjshëm të pronave të paluajtshme në Dibër, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u finalizua operacioni i koduar “Tjetërsimi”.

Në kuadër të këtij operacioni, në zbatim të vendimin të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, u ekzekutuan masat e sigurisë:

•“Arrest në burg”, për shtetasit T. D. dhe F. Ç., familjarë të njëri-tjetrit, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim;

•“Arrest në shtëpi”, për shtetasit K. Xh., Ish-specialist matjesh në terren në AshK, Dibër, dhe R. L., me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Legalizimeve në AshK, Dibër, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim;

•“Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, për shtetasit:
-E. V., me detyrë Hartograf në AshK, Dibër;
-G. H., me detyrë Përgjegjëse e Sektorit të Legalizimeve në AShK, Dibër, Ish-juriste e këtij sektori;
-V. Gj., me detyrë Juriste në Sektorin e Shërbimeve Kadastrale në AShK, Dibër;
-Xh. H., me detyrë Hartografe në Sektorin e Legalizimeve në AShK, Dibër;
-D. D., me detyrë Hartografe në Sektorin e Shërbimeve Kadastrale në AShK, Dibër;
-F. P., me detyrë Hartografe në Sektorin e Shërbimeve Kadastrale në AShK, Dibër.

•Gjithashtu, e njëjta masë u ekzekutua për shtetasen E. D. (bashkëshortja e shtetasit T. D.), për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.

•Më tej, u shpallën në kërkim shtetasit:
-D. Gj., me detyrë Zëvendësdrejtor i AShK, Dibër, Ish-drejtor i këtij institucioni, për të cilin është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim;

-A. M., me detyrë Notere, për të cilën është caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim;

-N. U. (familjar i shtetasit T. D.), për të cilin është caktuar masa e sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet dyshohet se shtetasit me detyra aktuale dhe të mëparshme në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, Dibër, dhe noterja, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar dokumente dhe kanë kryer veprime të tjera administrative të kundërligjshme, me qëllim tjetërsimin e pronave të paluajtshme, në favor të shtetasit T. D. dhe familjarëve të tij.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe vijon hetimi për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Nga Kategoria

Aktualitet

Tre ditë pas aksidentit në Librazhd, 53-vjeçari ndërron jetë në spitalin e Traumës

18 Qershor, 2026
Bota

Bien çmimet e naftës në botë, aksionet rriten

18 Qershor, 2026
Aktualitet

Rreth 1 vit pas shembjeve në Theth, Marjana Koçeku u kërkon falje banorëve: Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai

18 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Goditet skema e tjetërsimit të pronave në Dibër, 14 masa sigurie ndaj zyrtarëve të Kadastrës dhe qytetarëve, 2 pas hekurave

18 Qershor, 2026

Tre ditë pas aksidentit në Librazhd, 53-vjeçari ndërron jetë në spitalin e Traumës

18 Qershor, 2026

Bien çmimet e naftës në botë, aksionet rriten

18 Qershor, 2026

Rreth 1 vit pas shembjeve në Theth, Marjana Koçeku u kërkon falje banorëve: Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai

18 Qershor, 2026

Shqipëria shtrenjtohet më tej, çmimet e ushqimeve kalojnë për herë të parë mesataren e BE

18 Qershor, 2026

Përkrahu autorët për vrasjen e çiftit Mujeci në Balldren në Lezhës, arrestohet në Malin e Zi 40-vjeçari i shpallur në kërkim

18 Qershor, 2026

Sot Kuvend/ Pritet miratimi i amnistisë penale, 4 interpelanca në rendin e ditës

18 Qershor, 2026

“Kujdes me shpenzimet e panevojshme”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

18 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.