• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 3 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Protestat në Shqipëri dhe debati për Zvërnecin, Rama nga Berlini: Korrupsioni u shpall i vërtetuar përpara se të ekzistonte ndonjë provë

17 Qershor, 2026
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte i ftuar nderi në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor në Berlin, një platformë e sipërmarrjes gjermane që mbledh ekspertë të sigurisë, ekonomisë dhe inovacionit, si edhe përfaqësues të Bundestagut, Kancelarisë dhe trupit diplomatik.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në fjalën e tij, Rama u ndal edhe te debati që ka shoqëruar projektin turistik të propozuar në zonën e Zvërnecit, për të cilin prej 17 ditësh po zhvillohen protesta në Shqipëri.

Kryeministri e paraqiti rastin si një shembull të mënyrës sesi, sipas tij, dezinformimi dhe narrativat e pakonfirmuara mund të përhapen me shpejtësi në epokën digjitale, duke theksuar se Evropa ka nevojë jo vetëm për mbrojtje nga kërcënimet tradicionale, por edhe për mekanizma që mbrojnë demokracitë nga manipulimi i informacionit dhe linçimi digjital.

Lexo edhe:

“Çmontohet” rrjeti i Call Cener-ave! SPAK pjesë e operacionit ndërkombëtar, gjithçka nisi pas denoncimit të çifti gjerman

Kjo 90-vjeçare ka shpëtuar më shumë se 10 mijë kafshë gjatë 54 viteve të fundit

Rama: Evropa nuk ka nevojë vetëm për mburrojë kundër raketave, ka nevojë për një mburojë edhe për epokën e algoritmeve. Këto javët e fundit vendi im përjetoi dhe vazhdon të përjetojë një shembull të gjallë të kësaj. Një propozim për zhvillim turistik në bregdetin e Shqipërisë u bë befas qendra e një stuhie digjitale ndërkombëtare. Katastrofa mjedisore u paraqit si fakt i provuar. Korrupsioni u shpall i vërtetuar përpara se të ekzistonte ndonjë provë. Teoritë konspirative u shumëfishuan orë pas ore. Pretendimet u bënë tituj, titujt u bënë të vërteta, të vërtetat u bënë dogma dhe kushdo që kërkonte prova trajtohej si i dyshuar.

E përmend këtë jo sepse vetë projekti ka rëndësi për Evropën. Ka! Por ajo që ka edhe më shumë rëndësi është ajo çka prodhoi ky episod. Indinjata prodhoi miliona shikime përpara se faktet të kishin mundësi të flisnin. Narrativat bënë xhiron e botës përpara se procedurat e dokumentuara të mund të qarkullonin në një kanal të vetëm. Ky nuk është më një fenomen shqiptar, është një fenomen evropian. Fenomen amerikan, fenomen demokratik. Nëse demokracitë dështojnë të mbrojnë dallimin mes fakteve dhe trillimeve, mes shqyrtimit të fakteve dhe histerisë, mes  kritikës dhe linçimit digjital, ato do të  humbasin herët a vonë diçka shumë më të vlefshme se çdo argument politik. Besimin se demokracia ia vlen. Dhe ku besimi zhduket institucionet ndryshojnë vetë fiziologjinë e tyre. Dhe kur institucionet ndryshojnë në vetë fiziologjinë e tyre politika kryesore humbet legjitimitetin.

Nga Kategoria

Kryesore

“Çmontohet” rrjeti i Call Cener-ave! SPAK pjesë e operacionit ndërkombëtar, gjithçka nisi pas denoncimit të çifti gjerman

3 Nëntor, 2026
Bota

Kjo 90-vjeçare ka shpëtuar më shumë se 10 mijë kafshë gjatë 54 viteve të fundit

3 Nëntor, 2026
Ekstra

Ja si mund ta dalloni një psikopat, sipas shkencës

3 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Është i duhuri kur…”/ Beniada merr gjithë vëmendjen, poston foton nga shtrati me partnerin

3 Nëntor, 2026

“Çmontohet” rrjeti i Call Cener-ave! SPAK pjesë e operacionit ndërkombëtar, gjithçka nisi pas denoncimit të çifti gjerman

3 Nëntor, 2026

Historia prekëse e Matthew që sfidoi parashikimet e mjekëve për gati 11 vite, babai i ndërton statujë në varreza

3 Nëntor, 2026

Kjo 90-vjeçare ka shpëtuar më shumë se 10 mijë kafshë gjatë 54 viteve të fundit

3 Nëntor, 2026

Ja si mund ta dalloni një psikopat, sipas shkencës

3 Nëntor, 2026

Hajduti i bankës në Tiranë vodhi dje 60 mijë €, u largua qetësisht me një monopatinë

3 Nëntor, 2026
Ryanair 737-MAX 8 Artwork
K66200

Çfarë po ndodh? Kërcënime për bomba në 4 avionë në Evropë

3 Nëntor, 2026

Ndahet nga jeta avokati Saimir Vishaj

3 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.