Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po përgatit arratisjen e Belinda Ballukut në një shtet tjetër.
Në një komunikim për gazetarët jashtë ambienteve të SPAK, ku ai i paraqit në zbatim të masës së sigurisë, kreu demokrat deklaroi se informacionin e ka nga burime të besueshme.
Sipas Berishës, Rama po mendon se mos SPAK lëshon fletë arresti për Ballukun dhe për këtë arsye po përgatit terren për të nxjerrë jashtë vendit.
Ndërkohë sa i takon vetëm Ramës, Berisha deklaroi se ai “kudo që të shkojë do të vijë sërish për të dhënë llogari për krimet që ka kryer”.
“Rama po i përgatit Lubisë arratisjen, po i përgatit absolutisht Lubisë në një shtet tjetër, këtë e kam nga burime të mirinformuar. Mendon se mos po i sjellin ndonjë flet arresti nga SPAK dhe ajo të gdhihet në një shtet tjetër, diku tjetër. Këtë informim e kam nga burime të besueshme. Nuk them dot 100% të vërteta, por janë burime serioze. A po e përgatit për vetë ai këtë? Ju garantoj që edhe prapa diellit po të shkojë do vijë këtu të japë llogari për krimet që ka kryer” ,tha Berisha.





