• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 15 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

“Po godet imazhin e Shqipërisë dhe sezonin turistik”, Rama: Protesta degradoi drejt Aeroportit, turmë e drejtuar nga mendje të liga

15 Qershor, 2026
tek Kryesore, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së 15-të të zhvilluar në Tiranë kundër projektit në Sazan dhe Zvërnec, e cila një ditë më parë u shtri deri në autostradën Tiranë-Durrës dhe në aksin drejt Aeroportit të Rinasit, duke sjellë bllokime të qarkullimit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Përmes një postimi në platformën X, Rama shprehet se protestuesit kanë të drejtë të protestojnë paqësisht, por theksoi se protesta nuk lidhet më me objektin fillestar të kundërshtimit dhe po shoqërohet me pasoja për lëvizjen e qytetarëve dhe sezonin turistik.

Ai shtoi se bllokimi i akseve kryesore rrugore dhe aeroportit ndikon në funksionimin normal të qarkullimit dhe aktivitetit ekonomik në vend.

Lexo edhe:

Nëntë të vdekur nga sulmet ruse në Ukrainë, dëmtohet rëndë një katedrale historike në Kiev

Përfitoi para për programe studimi që nuk u realizuan, në gjyq administratori i një kompanie në Shkodër

Edi Rama: Protestuesit janë të lirë të protestojnë paqësisht për çfarë të duan, si të duan e deri kur të duan, por pa dashur t’ju bëj moral nuk kam se si mos t’u them:

  1. Kjo protestë nuk ka më asnjë lidhje me Sazanin a me Zvërnecin, sepse i gjithë dokumentacioni i procesit dhe e gjithë qasja e dokumentuar qeverisë, tregojnë qartë që qeveria është në lartësinë e interesit publik e të standarteve dhe praktikave më të mira ndërkombëtare.
  2. Kjo protestë po godet imazhin e Shqipërisë dhe sezonin turistik, duke ushqyer perceptimin negativ e të pavërtetë të një vendi jomiqësor ndaj mjedisit, jomikpritës për investimet e huaja dhe te pasigurtë për turistët. Anullimet e rezervimeve të hoteleve dhe bllokimet e rrugëve paralajmërojnë një sezon jo pozitiv ekonomikisht, për shumë e shumë familje e njerëz që kanë lidhje direkte apo indirekte me zinxhirin e vlerës së industrisë së turizmit.
  3. Kjo protestë që arrin e degradon në një turmë të drejtuar nga mendje të liga dhe duar të këqia drejt rrugës së aeroportit, duke bllokuar natën në rrugë mijëra njerëz në lëvizjen e tyre të lirë, ka brenda saj pikërisht atë të keqen e madhe të ekstremizmit që frymëzon bullizimin online dhe prishjen me pahir të ritmit të jetës së shumicës.
  4. Keqardhje për të rejat e të rinjtë e zhgënjyer nga marshimi qorrazi drejt Rinasit me shijen e lirisë e të pavarësisë së tyre dhe në emër të një revolucioni imagjinar, derisa e kuptuan edhe vetë se çfarë budallallëku kishin bërë duke i shkuar mbrapa skuthave të infiltruar nga forcat destruktive, brenda a jashtë, të cilat po bëjnë çmos për ta dëmtuar sa më shumë Shqipërinë. Uroj që të zgjohen sa më parë nga ky jerm dhe të shkëputen një orë e më parë nga mendjet e liga dhe duart e këqia që tanimë e kanë marrë në kontroll protestën.
  5. Kjo protestë ka ekzaltuar edhe shumë personazhe me një emër të dëgjuar në mexhelisin e jetës publike. Me mendjet e tyre të cekëta ata i janë bashkuar asaj me mënyra të ndryshme, në bulevard apo në kanalet sociale e mediatike, me idenë se deti u bë kos, qeveria po mbytet, një orë e re erdhi për lugët në brezat e tyre. Por nëse ka përfitues të vërtetë nga kjo protestë, ata janë vetëm dy: Qeveria Shqiptare, e cila do të nxjerrë patjetër mësimet që i duhen nga pjesa e çiltër e protestës, duke adresuar si duhet shqetësimet legjitime të asaj pjese dhe Partia Socialiste, e cila kur të shpërndahet mjegulla do t’i zhgënjejë rëndë të gjithë kundërshtarët e saj, duke u shfaqur më e madhe dhe më e fortë në qendër të skenës politike të Shqipërisë.

Nga Kategoria

Bota

Nëntë të vdekur nga sulmet ruse në Ukrainë, dëmtohet rëndë një katedrale historike në Kiev

15 Qershor, 2026
Aktualitet

Përfitoi para për programe studimi që nuk u realizuan, në gjyq administratori i një kompanie në Shkodër

15 Qershor, 2026
Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Rrëshen–Reps/ Këmbësori përplaset nga fuoristrada sapo zbriti nga autobusi

15 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Po godet imazhin e Shqipërisë dhe sezonin turistik”, Rama: Protesta degradoi drejt Aeroportit, turmë e drejtuar nga mendje të liga

15 Qershor, 2026

Nëntë të vdekur nga sulmet ruse në Ukrainë, dëmtohet rëndë një katedrale historike në Kiev

15 Qershor, 2026

Përfitoi para për programe studimi që nuk u realizuan, në gjyq administratori i një kompanie në Shkodër

15 Qershor, 2026

Aksident i rëndë në aksin Rrëshen–Reps/ Këmbësori përplaset nga fuoristrada sapo zbriti nga autobusi

15 Qershor, 2026

Bie çmimi i naftës pas arritjes së marrëveshjes mes SHBA dhe Iranit

15 Qershor, 2026

Trump dhe Irani konfirmojnë arritjen e marrëveshjes për t’i dhënë fund luftës

15 Qershor, 2026

Vrasja në Mirditë/ Viktima punonjës i kompanisë së bazaltit në Spaç, muaj më parë i vendosën tritol

15 Qershor, 2026
Horoskopi për Hënën e datës 5 janar 2026

“Financat nuk do të jenë shumë të mira”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

15 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.