• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 13 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Arrestimi i Ilir Shtufit në Selanik, policia greke jep detaje: Hyri në Greqi mëngjesin e së premtes, u kap në një hotel

13 Qershor, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Mediat greke i kanë bërë jehonë lajmit për arrestimin e biznesmenit Ilir Shtufi nëj ditë më parë në Selanik, i cili ishte pjesë e listës me 20 urdhërarreste të lëshuara nga SPAK, pasi akuzoheshin si anëtarë të një grupi të trafikut ndëkrombëtar të drogës dhe për pastrim parash

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas mediave helene 53-vjeçari shqiptar kishte hyrë në Greqi në orët e para të mëngjesit të së premtes. Ndërkohë në njoftimin e policisë thuhet se arrestimi i Shtufit u bë ndërsa ai ndodhej në një hotel.

“Arrestimi u krye nga oficerët e policisë së Nën-Drejtorinë për Luftimin e Krimit të Organizuar të Greqisë Veriore, pas përdorimit të informacionit të marrë nëpërmjet Shoqatës së Policisë Greke dhe aktivizimit të kanaleve të bashkëpunimit ndërkombëtar policor të Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor të Shtabit të Policisë Helene (INTERPOL)”.

Lexo edhe:

Nis protesta e 14-të! Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe Berishës

Mbetën në det të hapur, shpëtohen 5 turistë të huaj në Gjirin e Filikurit

Kujtojmë se një ditë më parë SPAK zhvilloi një aksion të gjerë kundër 20 personave që dyshohet se kanë kryer pastrim parash nga trafiku masiv ndërkombëtar i kokainës. Nga këto masa, pesë janë arrest shtëpie ndërsa 15 arrest në burg.

Operacioni u shtri në tre qytete të vendit, Tiranë, Durrës dhe Vlorë ndërsa përmes burimesh Vizion Plus mësoi se janë goditur dy grupe kriminale, të cilët të mirëorganizuar kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin me role të ndara.

Mes fletëarresteve të prera bën pjesë biznesmeni i shumëpërfolur, Artur Shehu i cili gëzon pronësinë e pjesës më të madhe të Zvërnecit, por masa për të nuk është ekzekutuar pasi ai ndodhet në SHBA me azil politik. Sipas organit të akuzës ai akuzohet për pastrim parash, i financuar nga vëllezër narkotrafikantë, Erion dhe Adrian Rama.

SPAK me kërkesë të dy prokurorëve të posaçëm, Altin Dumani dhe Elida Kaçkini kanë urdhëruar edhe arrestimin e vëllezërve Koçeku, Arturit që dyshohet si koka e grupit kriminal, Abedinit dhe Ervinit.

As ata nuk u vunë pas hekurave, sepse ndodhen në Dubai, por SPAK ka arritur të provojë trafikun transnacional të drogës që ata kanë kryer nga vendet e amerikës latine.

Sipas prokurorisë ishte biznesmeni Ilir ShtufI, për të cilin është nxjerrë urdhëri i arrestit në burg, ai që pastronte paratë e tyre. Por as ai nuk u arrit të arrestohet, ndërsa në qeli për po të njëjtën vepër penale përfundoi biznesmeni Orest Sota.

Nën sekuestro përfunduan rreth 128 milionë euro në llogarinë e noteres Amela Mukaj, të përdorura në 3 shitblerje tokash në Zvërnec. Po ashtu janë sekuestruar me mijëra hektarë tokë, 7 vila në Palasë, 2 në Rolling Hills, në Jalë dhe Sarandë llogari bankare, mbi 20 apartamente, qindra garazhde dhe mbi 50 llogari bankare.

Njoftimi i plotë i policisë greke:

Arrestimi i një të huaji në Selanik, i kërkuar ndërkombëtarisht për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe pastrim parash

Një i huaj u arrestua dje, më 12 qershor 2026, në Selanik, ndaj të cilit po zhvilloheshin kërkime ndërkombëtare në një vend fqinj për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe pastrim parash.

Arrestimi u krye nga oficerët e policisë së Nën-Drejtorinë për Luftimin e Krimit të Organizuar të Greqisë Veriore, pas përdorimit të informacionit të marrë nëpërmjet Shoqatës së Policisë Greke dhe aktivizimit të kanaleve të bashkëpunimit ndërkombëtar policor të Drejtorisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor të Shtabit të Policisë Helene (INTERPOL).

Hetimi zbuloi se personi i lartpërmendur kishte hyrë në vendin tonë në orët e para të së njëjtës ditë nga një stacion kufitar në Greqinë Veriore. Shërbimet policore kompetente u mobilizuan menjëherë, në kuadër të të cilave ai u lokalizua në një hotel në Selanik dhe u shoqërua për ekzaminim të mëtejshëm.

Në të njëjtën kohë, nëpërmjet procedurave të përcaktuara të bashkëpunimit policor ndërkombëtar, u konfirmua se ndaj tij ishte në pritje një Njoftim i Kuq Ndërkombëtar për Kërkim nga Autoritetet e vendit të tij me qëllim arrestimin dhe ekstradimin e tij për vepra penale që lidhen me pjesëmarrjen në një organizatë të strukturuar kriminale dhe pastrim parash, që rrjedhin, ndër të tjera, nga rastet e trafikimit të drogës.

Pas informacionit nga Prokurori kompetent i Apelit të Selanikut, ndaj tij u lëshua një urdhër arresti i përkohshëm dhe ai u arrestua, me qëllim ndjekjen e procedurave të përcaktuara.

Operacioni policor u krye nga oficerë policie të Departamentit për Luftimin e Dhunës së Organizuar në Sport, me ndihmën e Departamentit për Ndjekjen Penale të Krimeve Kundër Jetës dhe Pronës dhe Departamentit të Informacionit dhe Veprimeve Speciale të Nëndrejtorisë për Luftimin e Krimit të Organizuar të Greqisë Veriore.

Personi i arrestuar do të dërgohet para organit kompetent të ndjekjes penale.

Nga Kategoria

Kryesore

Nis protesta e 14-të! Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe Berishës

13 Qershor, 2026
Aktualitet

Mbetën në det të hapur, shpëtohen 5 turistë të huaj në Gjirin e Filikurit

13 Qershor, 2026
Aktualitet

Ndërtimet pa leje në Sarandë e Ksamil, arrest shtëpie për policin

13 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Arrestimi i Ilir Shtufit në Selanik, policia greke jep detaje: Hyri në Greqi mëngjesin e së premtes, u kap në një hotel

13 Qershor, 2026

Nis protesta e 14-të! Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe Berishës

13 Qershor, 2026

Mbetën në det të hapur, shpëtohen 5 turistë të huaj në Gjirin e Filikurit

13 Qershor, 2026

Zvicra do të votojë për një plan që synon të kufizojë popullsinë në 10 milionë banorë

13 Qershor, 2026

Ndërtimet pa leje në Sarandë e Ksamil, arrest shtëpie për policin

13 Qershor, 2026

Grabitën 12 biznese në Lezhë, pranga 21-vjeçarit, në kërkim bashkëpunëtori

13 Qershor, 2026

Tragjedi në Itali, gjenden të pajetë tre alpinistë

13 Qershor, 2026

Mbahet sot protesta e 14-të kundër qeverisë, qytetarët vijojnë kërkesën për largimin e Ramës

13 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.