Qendra e Shërbimeve Arsimore QSHA ka shpallur zyrtarisht rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj për Maturën Shtetërore 2026. Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, krahas linkut, në të cilin maturantët mund të gjejnë edhe vlerësimin.
Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin iu nënshtruan më 2 qershor provimit të parë të Maturës Shtetëror, atij të Gjuhës së Huaj. Dy ditë më parë ata u testuan në Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë, ndërsa më 16 qershor do të vijojnë me Matematikën, për ta përmbyllur më 23 qershor me provimin me zgjedhje.
Rezultatet mund t’i shikoni KËTU











