• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 7 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

“Nxjerrin emigrantët nga shtëpitë!” Plasin protestat raciste në Irlandën e Veriut, DIGJEN banesa dhe automjete

10 Qershor, 2026
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Zona të ndryshme të Iralndës së Veriut janë përfshirë në një valë protestash dhe incidentesh gjatë mbrëmjes së djeshme, kjo pas arrestimit dhe akuzimit të një 30-vjeçari sudanez për tentativë vrasjeje lidhur me një sulm me thikë të ndodhur në Belfast, ku një person mbeti i plagosur rëndë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Më e tensionuar situata u paraqit në Belfast, ku protestat degraduan në akte vandalizmi dhe zjarrvënie. Në zonen e Neëtoënards Road në lindje të qytetit, protestuesit i vunë flakën një autobusi dhe disa shtëpive aty pranë.  Shërbimet e emergjencës ndërhynë për të shpëtuar një familje që ndodhej brenda një prej shtëpive të prekura nga zjarri.

Incidente të ngjashme u raportuan edhe në veri të Belfastit, pranë Crumlin Road, ku disa banesa u sulmuan dhe u dogjën. Sipas pastorit Jack McKee, i cili ndodhej në vendngjarje, familje me origjinë afrikane u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre për shkak të ngjyrës së lëkurës.

Lexo edhe:

Aksident tragjik në Fan të Mirditës, humb jetën shoferi i motorit

Shpërthim në autobus pranë Damaskut, të paktën dy të vdekur dhe 13 të plagosur

“Po nxirren nga shtëpitë e tyre, po sulmohen dhe po u thyhen dritaret vetëm sepse janë me ngjyrë. Janë njerëz të mirë dhe pjesë e komunitetit prej shumë vitesh”, deklaroi ai.

Edhe në zona të tjera të vendit u përhap dhunë, pasi disa automjete u dogjën në  Neëtoënabbey, një makinë policie u shkatërrua nga flakët në Portadoën, ndërsa një berberhane turke u sulmua në Ballyclare.

Ndërsa në disa qytete të tjera protestat u zhvilluan në mënyrë paqësore. Ngjarjet janë dënuar ashpër nga drejtuesit politikë të Irlandës së Veriut. Kryeministrja Michelle O’Neill e cilësoi dhunën si “banditizëm të hapur” dhe dënoi sulmet ndaj familjeve. “Grupe burrash të maskuar që djegin familjet në shtëpitë e tyre nuk janë asgjë tjetër veçse frikacakë të neveritshëm”, deklaroi ajo.

Nga Kategoria

Aktualitet

Aksident tragjik në Fan të Mirditës, humb jetën shoferi i motorit

6 Gusht, 2026
Bota

Shpërthim në autobus pranë Damaskut, të paktën dy të vdekur dhe 13 të plagosur

6 Gusht, 2026
Bota

Parlamenti iranian shqyrton projektligj për ndalimin e anijeve amerikane dhe izraelite në Ngushticën e Hormuzit

6 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Aksident tragjik në Fan të Mirditës, humb jetën shoferi i motorit

6 Gusht, 2026

Shpallet në kërkim ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku

6 Gusht, 2026

Kokaina në Frakull, ekstradohet nga Kolumbia kimisti i dënuar me 14 vite burg

6 Gusht, 2026

Shkeli perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën e pushuesve, i bllokohet Jet Ski dhe gjobitet me 300 000 lekë

6 Gusht, 2026

Shpërthim në autobus pranë Damaskut, të paktën dy të vdekur dhe 13 të plagosur

6 Gusht, 2026

Zjarri në Patos ende aktiv, shkrumbohet masivi pyjor

6 Gusht, 2026

Parlamenti iranian shqyrton projektligj për ndalimin e anijeve amerikane dhe izraelite në Ngushticën e Hormuzit

6 Gusht, 2026

Frattesi i hap derën Juventusit, Spalletti e kërkon në Torino

6 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.