• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 24 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“Synojmë turizmin në resorte luksoz”, Rama: Edhe mua do më neveritej nëse kryeministri im shet një ishull

9 Qershor, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur zhvillimin e turizmit të luksit në Shqipëri, duke argumentuar se ky model sjell më shumë të ardhura për ekonominë dhe ushtron më pak presion mbi mjedisin sesa turizmi masiv.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Gjatë një konference me gazetarë të Bashkimit Europian, Rama mori si shembull Malin e Zi, duke theksuar se ai ka arritur të sigurojë paga dhe pensione më të larta në rajon falë orientimit drejt turizmit elitar. Sipas tij, një turist që frekuenton resorte luksoze sjell më shumë të ardhura për vendin, ndërsa krijon më pak trafik dhe ndotje.

Edi Rama:
“Mali i Zi nuk ka bujqësi. Shumë malazezë atë që konsumojnë e marrin nga rajoni. Nuk kanë asgjë veç turizmit. Si ndodh që prej vitesh kanë pagat dhe pensionet më të larta në këtë rajon? Sepse e sollën turizmin në nivelin e turizmit të luksit.

Lexo edhe:

Vrasje te ish-Blloku në Tiranë! U godit me thikë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari

Tirana pret të dielën “Tirathlon”, ja rrugët që bllokohen në kryeqytet

Pak gjëra mund të jenë të krahasueshme me atë që sjell një turist në një resort luksoz. Është më shumë në të ardhurat e vendit dhe është shumë më pak në aspektin e trafikut e ndotjes.

Turizmi luksoz është ai që e mbron një vend nga ajo çfarë shkakton turizmi masiv. Turizmi masiv hapi në botë zërin që nuk jemi një vend i rrezikshëm ku vritesh e ka drogë e korrupsion. Është një vend i shkëlqyer ku mund të bësh pushime. Por nuk mund të vazhdojmë me turizmin masiv, sepse ka trysni për mjedisin”

Kreu i qeverisë u përgjigj se në një vend demokratik nuk mund të ndalohet që subjekte private të hyjnë në marrëveshje mes tyre apo të kërkojnë leje për vendosjen e një gardhi në pronën e tyre. Ai theksoi se çdo investitor që shfaq interes për zonën është informuar për ndjeshmërinë mjedisore të territorit dhe kufizimet që lidhen me dendësinë e ndërtimeve dhe mbrojtjen e natyrës.

“Balkan Insight po gënjen, është e thjeshtë. Nuk ka të bëjë me kush thotë çfarë, por kush provon çfarë. Unë nuk jam këtu për të thënë gënjeshtra, por as për të dëgjuar gënjeshtra. Dikush që thotë se ka leje ndërtimi, le ta tregojë. Nëse jeni të interesuar për faktet, po, ka një kompani. Ç’do të thotë kjo? Nuk do të thotë që ka një projekt. Ka një shprehje interesi, një proces që ka nisur me autoritetet. Është një pronë private, për ta bërë të qartë. Kur kalon nëpër të gjithë këta zinxhirë postimesh dhe sheh gjëra kaq të pasakta dhe kaq neveritëse… Nëse nuk do të isha në këtë pozicion dhe i vetëdijshëm për faktet, do më neveritej që kryeministri im po shet një ishull pa më treguar pse dhe çfarë do të ndodhë. Do të ndihesha i neveritur.

E dyta, Zvërneci dhe ishulli janë dy projekte të ndryshme. Ç’do të thotë që gjithçka publikohet në rrjete: ishulli, protesta, gardhi, për të krijuar diçka të neveritshme.

Po ta shohësh nga këndvështrimi i dikujt që është në bulevard dhe të projektosh një politikë sikur ishujt u shiten oligarkëve dhe kryeministri u shërben oligarkëve, nëse kjo është e vërtetë, është e neveritshme. Por a është e vërtetë?

Ju mendoni se keni sjellë këtu fakte që provojnë të kundërtën e asaj që po them. Nuk është kështu. Unë nuk njoh ndonjë vend në sferën demokratike që mund t’i ndalojë privatët të bëjnë marrëveshje midis tyre. E njoh një vend ku privatët nuk lejoheshin të ishin privatë. E luftova kundër dhe fituam.

Çdo privat në këtë vend ka të drejtën të kërkojë leje për të vendosur një gardh rrethues në pronën e tij. Të luftosh kundër gardheve të pronave private, ç’do të thotë kjo?

Ka një protokoll, ku investuesve u janë thënë shumë gjëra për cenueshmërinë e zonës, për parametrat, dendësinë dhe të tjera gjëra.

Si ta gjejë dikush mënyrën që e vërteta të shihet e të dëgjohet? Kjo ka të bëjë me një ndjenjë që është koha jonë të marrim kontroll. Dhe i uroj fat.“, tha Rama.

Tags: flamingoishullprojektRamaturizem luksozzverneci

Nga Kategoria

Aktualitet

Vrasje te ish-Blloku në Tiranë! U godit me thikë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari

23 Shtator, 2026
Aktualitet

Tirana pret të dielën “Tirathlon”, ja rrugët që bllokohen në kryeqytet

23 Shtator, 2026
Aktualitet

“Nuk ka bojkot parlamenti”, Berisha: Të gjithë mbështetësit të ngrihen në këmbë

23 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Vrasje te ish-Blloku në Tiranë! U godit me thikë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari

23 Shtator, 2026

Tirana pret të dielën “Tirathlon”, ja rrugët që bllokohen në kryeqytet

23 Shtator, 2026

“Nuk ka bojkot parlamenti”, Berisha: Të gjithë mbështetësit të ngrihen në këmbë

23 Shtator, 2026

10 ditët që tronditën Inteligjencën Artificiale 

23 Shtator, 2026

“E ke dëgjuar atë këngën Zegjine, Zegjine…”- Aktivistja i zë pritë deputetes së PS në zyrat e Kuvendit! Çaushi: S’të vjen turp! Sa të paguajnë? (VIDEO)

23 Shtator, 2026

Saka rrëfen dhimbjen e Botërorit: “E kemi ende plagën e eliminimit ndaj Argjentinës”

23 Shtator, 2026

Gjykata e Lartë e Francës konfirmon gjyqin ndaj Hakimit për akuzën e përdhunimit

23 Shtator, 2026

Klopp vendos rregulla të reja te Gjermania: më pak telefona dhe asnjë berber gjatë grumbullimit

23 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.