Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, ku ka sjellë edhe njëherë në kujtesë futjen e Liqenit të Shkodrës nga UNESCO në Rrjetin Botëror të Rezervave të Biosferës. Teksa ka ndarë e pa,je nga liqeni i Shkodreës dhe e konsideron këtëgjë një arritje diplomatike dhe kujdesit të dhënë prej qeverisë.
“MIRËMËNGJES dhe me kënaqesinë e një tjetër lajmi të bukur për Shqipërinë e Gjelbër dhe trashëgiminë tonë natyrore, futjen e Liqenit të Shkodrës nga UNESCO në Rrjetin Botëror të Rezervave të Biosferës, rezultat i punës sonë diplomatike po edhe i kujdesit me përgjegjësi për këtë pasuri shqiptare që i shtohet thesareve të botës së mbrojtur nga UNESCO, ju uroj një javë të mbarë” shkruan Rama.
Liqeni i Shkodrës është shpallur Rezervë Biosfere e UNESCO-s, një vlerësim ndërkombëtar për një nga pasuritë më të mëdha natyrore të Shqipërisë. Klasifikimi do të thotë se zona e përcaktuar shërben si laborator për zhvillimin e qëndrueshëm.











