Donald Trump ka pasur një përplasje të fortë me gazetaren Kristen Welker gjatë intervistës në emisionin “Meet the Press” të NBC-së.
Ai e quajti prezantuesen “ose budallaqe ose të korruptuar” pasi ajo i kërkoi prova për pretendimet e tij se zgjedhjet paraprake në Kaliforni ishin manipuluar.
Trump kundërshtoi procesin e numërimit të votave që zgjat disa ditë, duke thënë se kjo bëhet për të “vjedhur zgjedhjet”. Welker i kujtoi se ky është një procedurë standarde në Kaliforni, por ish-presidenti vazhdoi të akuzonte mediat për korrupsion, duke përfshirë edhe ABC, CBS dhe CNN.
Në fund, Trump u duk i irrituar, nxori mikrofonin dhe tha se donte ta mbyllte intervistën: “Le ta lëmë këtu sepse jam i mërzitur. Faleminderit, zemër. Argëtohuni.”











