• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 6 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Anatomia e një Zemërimi: Nga Zvërneci te Patologjia e Pushtetit Absolut

7 Qershor, 2026
tek Aktualitet, Analizë, Kryesore, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Dita e tetë e një stine që refuzon të jetë e qetë. Sheshet dhe rrugët vazhdojnë të gumëzhijnë, jo nga ndonjë festë e stisur apo paradë krenarie, por nga një pezm i vjetër, i cili u akumulua në heshtje derisa gjeti çarjen e parë për të shpërthyer.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Çdo revoltë e ka një zanafillë dhe, këtë herë, sytë u kthyen nga Zvërneci. Nëse e zhveshim nga emocionet, projekti atje mund të jetë një mundësi reale zhvillimi, një investim potencialisht pozitiv që i shërben ekonomisë dhe së ardhmes. Por në llogaritë e një revolte sociale, shpesh nuk ka rëndësi dobia e një projekti, por gjendja shpirtërore e një shoqërie. Zvërneci nuk ishte domosdoshmërisht “mëkati”; ai ishte thjesht alibia, shkëndija në një fushë me barut të thatë, ose pika e fundit e ujit që derdhi një kupë të mbushur prej kohësh.

Ironia e Shtetit Spektator

Lexo edhe:

Katër vatra zjarri në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi

Zjarri në fshatrat e Ulzës, flakët përhapen edhe në Shkopet, rrezikohen banesat e zonës

Ajo që e ktheu këtë shkëndijë në një zjarr të vërtetë ishte një skenë sa absurde aq edhe therëse. Poolica privatë tërheqin zvarrë një qytetar, ndërkohë që Policia e Shtetit qëndron aty, e përhumbur, si një spektatore me uniformë që ka humbur biletën e rolit të saj.

Çfarë ironie e trishtë! Shteti, ky Leviatan i supozuar për të mbrojtur të dobëtin dhe për të mbajtur monopolin e forcës ligjore, ia delegon arrogancën privatit dhe kthehet në një hije të vetvetes. Në atë goditje të pakuptimtë, qytetari nuk ndjeu thjesht peshën e një dore, por peshën e një aparati shtetëror që duket sikur ka abdikuar nga detyrat e tij elementare, duke u sjellë jo si arbitër i drejtë, por si truprojë e interesave.

Teatri 36-Vjeçar dhe Kupa e Zbrazët Ekonomike

Megjithatë, njerëzit nuk mbushin sheshet në ditën e tyre të tetë vetëm për atë moment dhune, sado i shëmtuar të jetë ai. Thellë-thellë, kjo protestë është rënkimi i një shoqërie me xhepa të zbrazur, që jeton në një realitet të rëndë ekonomik ku mbijetesa është kthyer në artin e vetëm që lulëzon.

Është një faturë e rëndë që i paraqitet një qeverisjeje 13-vjeçare, e cila, sado me qëllime të mira të ketë nisur rrugëtimin e saj, pas kaq shumë kohësh në pushtet ka lejuar që korrupsioni të kthehet në një normë banale të përditshmërisë. Por mllefi shkon përtej fasadës së sotme. Qytetarët po protestojnë kundër një “skenografie të madhe” 36-vjeçare. Tridhjetë e gjashtë vite ku partitë kryesore luajnë ruletë ruse me shpresat e njerëzve; ku aktorët thjesht ndërrojnë karriget nga pushteti në opozitë, por regjia dhe metodat mbeten po ato. Publiku vazhdon të paguajë biletën më të shtrenjtë për të parë një tragjikomedi pa fund, ku alternativat duken thjesht si një riciklim i të njëjtit sistem.

Mallkimi i Lordit Acton: Kur Pushteti Bëhet Absolut

E gjithë kjo anemi institucionale dhe revoltë qytetare nuk është një rastësi gjeografike apo një mallkim thellësisht shqiptar apo ballkanik. Është zbatimi më empirik dhe i pamëshirshëm i një të vërtete universale:
“Pushteti të korrupton, dhe pushteti absolut të korrupton absolutisht.” Lord Acton

Kur një qeverisje ndihet e patrazuar për mbi një dekadë, dhe kur opozita kthehet në një mekanizëm të pafuqishëm e me metodologji të vjetruar, pushteti kthehet në absolut. Ai mpin ndjeshmërinë, zbeh llogaridhënien, shkëput lidhjen me realitetin e njeriut të thjeshtë dhe e kthen shtetin në një “pronë” ku qytetari shihet si mysafir i paftuar.

Zgjidhja: Një Paradigme e Re Politiko – Juridike

Të presësh që ky teatër politik të prodhojë engjëj shpëtimtarë është një naivitet fatal. Zgjidhja nuk gjendet te ndryshimi i emrave apo riciklimi i fytyrave, por te rivendosja e rregullave të lojës. Shqipëria ka nevojë urgjente të vendosë standarde të reja, të marra borxh nga sistemet më të suksesshme perëndimore:

Një pjesë jo pak e rëndësishme e zgjidhjes do të ishte kufizimi i mandateve të drejtuesve kryesorë të shtetit: Kushtetuta duhet të jetë vaksina jonë kundër “baballarëve të kombit”. Asnjë drejtues kryesor i shtetit—qoftë kryeministër apo lider i forcave dominuese nuk duhet të lejohet të mbajë pushtetin për më shumë se dy mandate në pushtet dhe tre apo katër në opozitë, numri i mandateve mund të diskutohet. Politika duhet të jetë një shërbim publik i përkohshëm, jo një profesion i përjetshëm apo bajrak.

Në këtë mënyrë mund të arrihet relativisht edhe një balancë reale e pushteteve: Nevojitet një rikalibrim total (Checks and Balances) ku institucionet kontrollojnë njëra-tjetrën.

Një Parlament që nuk shërben si zyrë noteriale për dëshirat e ekzekutivit, dhe një sistem drejtësie e institucionesh të pavarura që i japin fund pandëshkueshmërisë, duke balancuar fuqinë e qeverisë.
Protesta mund të mbyllet nesër, ose mund të vazhdojë gjatë. Por mesazhi i saj tashmë është shkruar qartë: Nëse nuk shërohet patologjia e pushtetit absolut me rregulla të reja e të prera, shoqëria do të gjejë gjithmonë një “Zvërnec” tjetër për të shpërthyer atë që nuk mban dot më përbrenda.

Tags: Ali Zaimipolitikezgjidhjezvernec

Nga Kategoria

Aktualitet

Katër vatra zjarri në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi

6 Shtator, 2026
Aktualitet

Zjarri në fshatrat e Ulzës, flakët përhapen edhe në Shkopet, rrezikohen banesat e zonës

6 Shtator, 2026
Aktualitet

Vijon zjarri në zonën e Myselimit dhe në Bardhaj të Shkodrës, flakët rrezikojnë disa banesa

6 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Pse Flick nuk e donte De Jong kapiten të parë? Zbulohet arsyeja që acaroi trajnerin e Barcelonës

6 Shtator, 2026

Everton ndal Manchester Unitedin në shtesë, barazim dramatik 2-2 në Goodison Park

6 Shtator, 2026

Katër vatra zjarri në pyllin e Semanit, flakët përhapen me shpejtësi

6 Shtator, 2026

Irani kërcënon me përgjigje më të ashpër ndaj SHBA-së, ndërsa konflikti rrezikon furnizimet globale me naftë

6 Shtator, 2026

Cilat janë shenjat që mashtrojnë më shumë dhe kush nuk tradhton kurrë

6 Shtator, 2026

Zjarri në fshatrat e Ulzës, flakët përhapen edhe në Shkopet, rrezikohen banesat e zonës

6 Shtator, 2026

Gjermania krijon “mburojë” kundër sabotazhit rus: Njësi anti-drone dhe “Cyberdome”

6 Shtator, 2026

Nga vera në vjeshtë/ 7 kombinime që po rikthehen në modë këtë shtator

6 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.