• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 5 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

364 milionë euro për 17 kilometra: Biznesmeni Redi Struga i lidhur me projektin e Zvërnecit fiton koncesionin Milot-Balldren

5 Qershor, 2026
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania “InfraKonsult” e Redi Strugës, një prej personave të lidhur me planet për ndërtim në zonën e Zvërnecit, është pjesë e një konsorciumi kompanish që fitoi koncesionin me vlerë rreth 364 milionë euro për 17 kilometrat e rrugës Milot-Balldren.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi të premten përfundimin e procedurave dhe shpalljen e kompanisë fituese për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren. Ministria i konfirmoi BIRN-it zyrtarisht se fitues ishte bashkimi i kompanive “Salillari” sh.p.k., “ALB TIEFBAU” sh.p.k., “InfraKonsult” sh.p.k. dhe “ERALD-G” sh.p.k.

Njoftimi për shpalljen e fituesit të koncesionit prej 364 milionë eurosh u bë të premten nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, por në fjalën e tij ministri nuk i përmendi kompanitë fituese. BIRN i mësoi emrat pas pyetjeve të drejtuara ministrit dhe komunikimit me zyrën e shtypit të ministrisë.

Lexo edhe:

Rrihet përsëri gazetari Elton Tozaj: Do ta paguajë kush ma bëri

Rama mbledh Asamblenë e PS javën tjetër, mes protestave dhe çështjes Veliaj

Sipas këtij njoftimi, përpos kompanisë “Salillari” dhe dy kompanive të tjera, pjesë e bashkimit të operatorëve është edhe “InfraKonsult”, në pronësi të Redi Strugës. Ky i fundit është një prej emrave të lidhur me planet për zhvillimin e një resorti turistik në Zvërnec, të lidhur me Jared Kushner-in dhe dy vëllezër nga Katari.

Struga, siç zbuloi BIRN në një investigim, bleu përmes kompanisë “South Adriatic Development” 1.2 milionë metra katrorë prona në zonën e mbrojtur Pishë Poro-Nartë dhe themeloi kompaninë “Albania Land Development”, e cila zotërohet nga dy vëllezër miliarderë nga Katari dhe që rezulton më pas blerëse e tokave.

Në një prononcim publik, ministri Karakaçi e cilësoi këtë segment si një aks mjaft të rëndësishëm të Korridorit Adriatiko-Jonian. Ai pranoi vështirësitë e procesit, duke u shprehur se procedura nuk ka qenë e lehtë për shkak të tentativave të mëparshme të pasuksesshme.

Historiku i koncesionit të rrugës Milot-Balldren është i mbushur me procedura të anuluara. Projekti për segmentin prej 17 kilometrash u dha fillimisht pas një propozimi të pakërkuar në vitin 2018, me një kosto të përllogaritur në afro 32 miliardë lekë (rreth 364 milionë euro) përgjatë 35 viteve. Ky koncesion është kritikuar vazhdimisht si nga opozita, ashtu edhe nga organizmat ndërkombëtarë si FMN-ja dhe Banka Botërore, të cilat kanë theksuar se këto lloj kontratash zhvillohen pa garë të mirëfilltë, mbartin rreziqe të larta për financat publike dhe nuk ofrojnë vlerë për të justifikuar kostot. (BIRN)

Nga Kategoria

Lajme

Rrihet përsëri gazetari Elton Tozaj: Do ta paguajë kush ma bëri

5 Nëntor, 2026
Aktualitet

Rama mbledh Asamblenë e PS javën tjetër, mes protestave dhe çështjes Veliaj

5 Nëntor, 2026
Ekstra

A e dini se? Miu i vogël i grurit fle mes luleve kur lodhet

5 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Të paktën 27 fluturime në Europë shënjestër e kërcënimeve me bombë, autoritetet dyshojnë për sulme hibride

5 Nëntor, 2026

Vijojnë bombardimet në frontin lindor të Ukrainës, 7 të vrarë dhe 14 të plagosur nga sulmi ndaj dy autobusëve

5 Nëntor, 2026

Presidenti i Paraguait jep dorëheqjen pas kolapsit të bankës digjitale, protestat përfshijnë vendin

5 Nëntor, 2026

“Një histori bukur amerikane”: Fitorja historike e Abdul El-Sayed frymëzon komunitetin mysliman në SHBA

5 Nëntor, 2026

Zbulohen pesë plantacione kanabis në Gjermani, goditet banda shqiptare

5 Nëntor, 2026

6 vite nga arrestimi/ Hashim Thaçi: Do dal me çdo qelizë time të pastër

5 Nëntor, 2026

Mbi 600 mijë protestues në rrugët e Francës, pesë sindikata bashkohen në një ditë kombëtare aksioni

5 Nëntor, 2026

Rrihet përsëri gazetari Elton Tozaj: Do ta paguajë kush ma bëri

5 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.