• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 21 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

SPAK dhe Ministria e Drejtësisë: Duhet qasje e re ndaj krimit modern

2 Qershor, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu gjatë prezantimit të rekomandimeve për vitin 2026, drejtuar prokurorëve dhe drejtuesve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK)0 theksoi se kriminaliteti modern ka ndryshuar ndjeshëm dhe kërkon qasje të re institucionale, duke vënë theksin te krimi kibernetik dhe rreziqet që vijnë nga teknologjia.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas tij, pastrimi i parave kryhet gjithnjë e më shpesh përmes kriptovalutave, mashtrimet organizohen online dhe infrastruktura publike është objekt i sulmeve dixhitale.

“Krimi kibernetike dhe format e reja të kriminalitetit… pastrimi i parave bëhet në kripto valuta, mashtrimi organizohet online, infrastrukturat publike sulmohen dixhitalisht… ndaj kërkojmë ngritjen e njësive të specializuara, investime teknologjike dhe trajnime të vazhdueshme,” u shpreh Gogu.

Lexo edhe:

Stuhia godet Vlorën, erë dhe shi i fortë në qytetin bregdetar

Stuhi me erëra të forta në Kukës, rrëzohen shtyllat elektrike, disa zona mbeten pa energji elektrike

Ai shtoi se edhe kriminaliteti rrugor mbetet një prioritet për shkak të ndikimit të drejtpërdrejtë në sigurinë publike, ndërsa theksoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe forcimit të hetimeve financiare dhe konfiskimeve të pasurive.

Nga ana tjetër, drejtuesi i SPAK, Klodian Braho, u ndal te kompleksiteti në rritje i çështjeve që trajton institucioni, duke theksuar se krimi i organizuar dhe korrupsioni kërkojnë qasje më të specializuar dhe teknike.

Sipas tij, lufta kundër këtyre fenomeneve nuk duhet të fokusohet vetëm te individët, por te strukturat dhe rrjetet financiare që i mbështesin ato.

“SPAK është përballur me ngarkesë pune më të madhe, me çështje më komplekse, me pritshmëri më të larta publike dhe forma kriminaliteti që ndryshojnë shpejt. Korrupsioni i nivelit të lartë, krimi i organizuar, pastrimi i parave, kriptovalutat, komunikimet e enkriptuara kërkojnë përgjigje institucionale më të specializuar, më teknike dhe më të qëndrueshme. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk mund të kufizohet vetëm tek ndjekja e autorëve individuale, por duhet të synojë strukturat, mekanizmat e përfitimit, rrjetet mbështetëse.Për këtë arsye hetimi financiar dhe pasuror do të jetë pjesë thelbësore e punës tonë. SPAK do forcojë qasjen pro aktive në hetim“, tha Braho.

Ai theksoi se hetimi financiar dhe pasuror do të jetë pjesë thelbësore e punës së SPAK, ndërsa kërkoi forcimin e qasjes proaktive në hetim, duke përdorur inteligjencë kriminale, analiza financiare dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

“Krimi i organizuar nuk pret të referohet, ai duhet identifikuar, analizuar dhe goditur përmes inteligjencës kriminale, analizës financiare, bashkëpunimit ndërkombëtare dhe përdorimit të mjeteve moderne. Kjo kërkon prokurorë të specializuar, hetues të përgatitur, analistë financiar dhe ekspertë.

Është e rëndësishme që sfidat e reja të shoqërohen me mbështetje të reja buxhetore, Kjo mbështetje nuk duhet parë si privilegj institucional, por si investim në aftësitë e institucioneve të drejtësisë për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe pastrimin e parave në mënyrë sa më efektive”, tha kreu i SPAK.

Të dyja palët u ndalën edhe te nevoja për mbështetje më të fortë buxhetore dhe teknike, duke e konsideruar atë si një investim të domosdoshëm për forcimin e sistemit të drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend.

Nga Kategoria

Aktualitet

Stuhia godet Vlorën, erë dhe shi i fortë në qytetin bregdetar

21 Korrik, 2026
Aktualitet

Stuhi me erëra të forta në Kukës, rrëzohen shtyllat elektrike, disa zona mbeten pa energji elektrike

21 Korrik, 2026
Aktualitet

Rama banorëve të Thethit: Ka ndonjë të më shajë këtu, se na marrin më sysh pastaj?!

21 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Stuhia godet Vlorën, erë dhe shi i fortë në qytetin bregdetar

21 Korrik, 2026

Dhimbja e kokës nga dielli i fortë, pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta

21 Korrik, 2026

Italia sekuestron rreth 800 kilogramë kokainë, shumica e paketimeve ishin me flamur të Serbisë

21 Korrik, 2026

U rrëzua në ballkonin e banesës nga era e fortë, humb jetën 61-vjeçari në Kosovë

21 Korrik, 2026

Albulena Haxhiu dekretoi lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë, BE: Nuk është në përputhje me ligjin!

21 Korrik, 2026

Tre viktima nga hantavirusi në Venezuelë, autoritetet: Nuk ka rrezik për publikun

21 Korrik, 2026

Sulm me thikë pranë Akropolit në Athinë, plagosen dy turistë

21 Korrik, 2026

Stuhi me erëra të forta në Kukës, rrëzohen shtyllat elektrike, disa zona mbeten pa energji elektrike

21 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.