• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 1 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“Pishë Poro nuk është një zonë e mbrojtur e kategorisë së parë”, Rama: Ligji lejon zhvillimin e aktivitetit ekonomik

1 Qershor, 2026
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka dalë këtë të hënë, 1 qershor, lidhur me ngjarjen e Zvërnecit, ku punonjësi i një shoqërie private të sigurisë së kantierit ku po protestohej, goditi me grusht njërin prej protestuesve.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Rama deklaroi se zona e Pishë Poros nuk bën pjesë në kategoritë më të larta të mbrojtjes mjedisore, duke theksuar se statusi i saj si peizazh i mbrojtur nuk e përjashton zhvillimin e aktiviteteve ekonomike, sociale dhe turistike.

Gjatë një reagimi publik, Rama tha se ishte qeveria socialiste që në vitin 2017 ndërmori procesin e zgjerimit të mbrojtjes së territoreve natyrore në Shqipëri, duke përshtatur legjislacionin me standardet ndërkombëtare.

Lexo edhe:

“Nuk do t’iu tradhtoj kurrë”, Rama tregon të vërtetat për Zvërnecin: Administrata shqiptare ka mbrojtur interesat e vendit

Zvërneci/ Rama: E bëtë Kryeministrin tuaj tradhtar, për herë të parë kam menduar dorëheqjen

“E vërteta është e mërzitshme dhe gënjeshtrat janë argëtuese.

Ka qenë kjo shumicë parlamentare e PS-së dhe kam qenë unë kryeministër, në mandatin tonë të parë, kur kemi bërë futjen në mbrojtje të Republikës së Shqipërisë në të gjithë territoret e cënuara, në 2017.

Pishë Poro nuk është një zonë e mbrojtur e kategorisë së parë apo të dytë, por klasifikohet edhe sipas IUCN-së në kategorinë e 5-të, peizazh i mbrojtur, dhe për shpalljen peizazh i mbrojtur ka një vendim qeverie.

Por ajo që është e rëndësishme të thuhet është që në 2017 këto kategori në ligjin tonë janë adoptuar në mënyrë të plotë. Thelbi është praktikisht i gjithi i ligjëzuar me standardet më të larta ndërkombëtare.

Në parim, sa më lart të shkohet në kategoritë 1-2, aq më shumë kufizohet ndërhyrja njerëzore. Kategoritë 5-6 janë ndërtuar në konceptin e bashkëjetesës së natyrës me aktivitetin ekonomik, social dhe turistik. Për këtë arsye, kategoria 5 nuk konceptohet si zonë pa zhvillim. Aty banojnë njerëz.

Në hartën e Europës ka jo pak laguna shumë përafërsisht të ngjashme me këtë lagunë, që janë destinacione turistike të jashtëzakonshme, ku ka aktivitet të plotë ekonomik dhe social.

Në nenin 20 të ligjit, përcaktohet qartësisht se peizazhi i mbrojtur është një territor ku mund të ekzistojnë qendra banimi dhe aktivitete si peshkimi, turizmi, bujqësia.

Në pikën 4 të nenit 20, përcaktohet se zonat urbane, autostradat, lejohen të ushtrohen nëse subjekti pajiset me leje nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Prandaj, miqtë e mi, ka qenë dhe është peizazh i mbrojtur”, tha Rama.

Nga Kategoria

Aktualitet

“Nuk do t’iu tradhtoj kurrë”, Rama tregon të vërtetat për Zvërnecin: Administrata shqiptare ka mbrojtur interesat e vendit

1 Qershor, 2026
Aktualitet

Zvërneci/ Rama: E bëtë Kryeministrin tuaj tradhtar, për herë të parë kam menduar dorëheqjen

1 Qershor, 2026
Politikë

“Më tregoni me gisht si prurësin e një fatkeqësie të madhe”, Rama: Sot nuk është më Shqipëria ku nuk afrohej asnjë investitor, por vendi ku duan të vijnë të gjithë

1 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Pishë Poro nuk është një zonë e mbrojtur e kategorisë së parë”, Rama: Ligji lejon zhvillimin e aktivitetit ekonomik

1 Qershor, 2026

“Nuk do t’iu tradhtoj kurrë”, Rama tregon të vërtetat për Zvërnecin: Administrata shqiptare ka mbrojtur interesat e vendit

1 Qershor, 2026

Zvërneci/ Rama: E bëtë Kryeministrin tuaj tradhtar, për herë të parë kam menduar dorëheqjen

1 Qershor, 2026

“Më tregoni me gisht si prurësin e një fatkeqësie të madhe”, Rama: Sot nuk është më Shqipëria ku nuk afrohej asnjë investitor, por vendi ku duan të vijnë të gjithë

1 Qershor, 2026

Rama reagon për ngjarjet në Zvërnec: Ata që morën zvarrë protestuesin duhet të ishin arrestuar aty

1 Qershor, 2026

Dyshimet për tjetërsim pronash në Zvërnec, kush është Redi Struga ndaj të cilit SPAK urdhëroi kontrolle! ‘Albanian Land Development’, urë lidhëse me vëllezërit miliarderë nga Katari

1 Qershor, 2026

SHBA godet objektiva ushtarake iraniane, Teherani kundërpërgjigjet, rriten tensionet në Ngushticën e Hormuzit

1 Qershor, 2026

Plagosi 23-vjeçarin pas konfliktit për borxhin, arrestohet autori në Korçë

1 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.