• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 15 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“Pritet progres i mëtejshëm”, Marta Kos: SPAK që ka treguar se mund të japë rezultate

26 Maj, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Ka nisur konferenca e 8-të ndërqeveritare Shqipëri-BE, me pjesëmarrjen e zëvendësministres për Çështjet Europiane të Qipros, Marilena Raouna, dhe Komisioneres Europiane për Zgjerimin, Marta Kos.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kos theksoi se Shqipëria ka përmbushur piketat e ndërmjetme, duke e cilësuar këtë si një arritje për t’u kremtuar dhe rezultat të një pune të gjatë prej një dekade.

“Jemi këtu për të shënuar një hap të rëndësishëm të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE. Pas Malit të Zi, Shqipëria është vendi i dytë kandidat që ka arritur të përmbushë piketat e ndërmjetme për shtetin e së drejtës, të përcaktuara në tetor të vitit 2024. Kjo është një arritje për t’u kremtuar dhe një vlerësim për një punë të madhe prej një dekade, pasi nuk është diçka që ndodh brenda një dite.

Lexo edhe:

Protestoi se u ndie i tradhëtuar nga partia, Josif Gorea: Disa kryebashkiakë i prenë fjalën kryeministrit tonë në mbledhje

3 vajza rrezikuan të mbyteshin nga stuhia në Palasë, policia ndërhyn me skaf

Puna juaj gjatë dhjetë viteve të fundit ka qenë e suksesshme. Kemi parë vetingun e qindra gjyqtarëve dhe prokurorëve, ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë dhe krijimin e SPAK-ut, institucionit flamurtar antikorrupsion në Shqipëri, që ka treguar se mund të japë rezultate.

Kjo reflekton mbështetjen e shqiptarëve për reforma të thella në sistemin e drejtësisë dhe fuqinë transformuese të anëtarësimit në BE, e cila duhet të ndihet nga vetë qytetarët shqiptarë. Sot po vendosim me vetëbesim termat e rrugëtimit përfundimtar drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Shtetet anëtare kanë përcaktuar piketat mbyllëse për kapitujt më të rëndësishëm që lidhen me shtetin e së drejtës, sistemin e drejtësisë, antikorrupsionin dhe luftën kundër krimit të organizuar. Arritja e sotme i hap rrugë Shqipërisë drejt mbylljes së kapitujve.

Ne do të vazhdojmë të mbështesim punën dhe vizionin për mbylljen e negociatave deri në vitin 2027. Piketat mbyllëse për të cilat ka rënë dakord BE-ja janë një sinjal i qartë për Shqipërinë se pritet progres i mëtejshëm dhe intensifikim i reformave.

Shteti i së drejtës prek çdo qytetar dhe reformat që i shërbejnë Shqipërisë duhet të realizohen duke marrë në konsideratë të gjithë personat e prekur. Është koha të përmbushim pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë, ku më shumë se 90% e tyre mbështesin anëtarësimin e vendit në BE. Kemi ende rrugë përpara, ndaj le t’i rikthehemi punës. Ne po punojmë fort për procesin e zgjerimit”, tha Kos.

Nga Kategoria

Aktualitet

Protestoi se u ndie i tradhëtuar nga partia, Josif Gorea: Disa kryebashkiakë i prenë fjalën kryeministrit tonë në mbledhje

14 Gusht, 2026
Aktualitet

3 vajza rrezikuan të mbyteshin nga stuhia në Palasë, policia ndërhyn me skaf

14 Gusht, 2026
Aktualitet

Bilanci i zjarreve/ 10 vatra ende aktive, situata më e rënduar në Lurë

14 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Protestoi se u ndie i tradhëtuar nga partia, Josif Gorea: Disa kryebashkiakë i prenë fjalën kryeministrit tonë në mbledhje

14 Gusht, 2026

Shenjat e horoskopit që mbajnë mend gjithçka që u bëni

14 Gusht, 2026

Eklipsi i 12 gushtit, pse disa njerëz raportuan pagjumësi dhe ëndrra të çuditshme

14 Gusht, 2026

3 vajza rrezikuan të mbyteshin nga stuhia në Palasë, policia ndërhyn me skaf

14 Gusht, 2026

Bilanci i zjarreve/ 10 vatra ende aktive, situata më e rënduar në Lurë

14 Gusht, 2026

Po hapnin kanalizimet, punëtorët gjejnë në mur ar me vlerë 9 mln € dhe njoftojnë policinë

14 Gusht, 2026

Rrogozhina sërish në protestë kundër bashkimit me Kavajën: Kjo është shtëpia jonë

14 Gusht, 2026

Aksident i rëndë në Pejë, përplasen dy makina dhe një kamion, 6 të plagosur

14 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.