• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 25 Maj, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

TIA dhe Vodafone sjellin teknologjinë Airbus në Tiranë

25 Maj, 2026
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Vodafone Albania dhe Tirana International Airport (TIA) kanë zyrtarizuar të hënën, më 25 maj, iniciativën “Siguria që udhëton me ty”, një investim strategjik tashmë i implementuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Nëpërmjet kësaj iniciative, TIA bëhet aeroporti i parë në Ballkanin Perëndimor që zbaton zgjidhjen e Airbus për sigurinë aeroportuale, pjesë e partneritetit global të Vodafone Group, për sigurinë e aeroporteve, e ndërtuar mbi kapacitetet e rrjetit 5G të Vodafone Albania.

Partneriteti strategjik ndërmjet Vodafone Albania, Tirana International Airport dhe Airbus shënon një moment kyç në transformimin e operacioneve aeroportuale përmes komunikimit në kohë reale, koordinimit të avancuar, reagimit ndaj emergjencave dhe menaxhimit të sigurisë.

Lexo edhe:

Në vigjilje të Kurban Bajramit/ KMSH: Falja të mërkurën në mëngjes në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Lituania mbështetje për anëtarësimin e Shqipërinë në BE, ninistri Hoxha pritet në Vilnius nga homologu Budry

Zgjidhja ofron mbështetje të drejtpërdrejtë për stafin operacional të aeroportit, duke mundësuar komunikim më efikas dhe koordinim më të shpejtë, në çdo proces aeroportual.

Nisma “Siguria që udhëton me ty” reflekton pikërisht këtë qasje: përdorimin e teknologjisë së avancuar të Airbus, të mbështetur nga rrjeti 5G i Vodafone Albania, për të garantuar standarde më të larta sigurie dhe efikasiteti, për punonjësit dhe udhëtarët.

Roli i Vodafone Albania në këtë iniciativë tejkalon ofrimin e lidhjes së internetit; Rrjeti numër 1 në Shqipëri vepron si ndërtues dhe integrues i plotë i infrastrukturës kritike, duke garantuar kështu funksionimin e plotë të sistemit të sigurisë dhe komunikimit në aeroport.

Z.Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional i Tirana International Airport, theksoi rëndësinë strategjike të projektit. “Sot, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po hedh një hap të madh përpara, duke implementuar platformën e komunikimeve kritike të Airbus, të mbështetur nga lidhja e avancuar 5G e Vodafone Albania. Së bashku, po ndërtojmë një infrastrukturë digjitale të qëndrueshme që garanton operime më të sigurta, koordinim në kohë reale dhe mbështet zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Shqipërisë.”- theksoi ai.

Z. Balázs Révész, Drejtor Ekzekutiv i Vodafone Albania, theksoi rolin e kompanisë si partner teknologjik për infrastrukturat kritike: “Ky projekt tregon qartë se roli i Vodafone sot shkon shumë përtej telekomunikacionit tradicional. Nëpërmjet partneriteteve me liderë globalë si Airbus dhe institucione strategjike si Tirana International Airport, ne po sjellim në Shqipëri ekspertizë ndërkombëtare, teknologji të provuara dhe standarde të avancuara që mbështesin C2 General funksionimin e infrastrukturave kritike. Ambicia jonë është të jemi partneri teknologjik, që ndihmon në ndërtimin e themeleve dixhitale, mbi të cilat mbështetet ekonomia moderne.”

Z. Lionello Ginelli, Menaxher i Llogarive Kryesore për Europën Jugore pranë Airbus Public Safety and Security, sqaroi zbatimin praktik të zgjidhjes: “Duke kombinuar platformën kritike të misionit Agnet të Airbus me lidhjen premium të Vodafone, ne po ofrojmë një zgjidhje të plotë dhe të nivelit më të lartë, të përshtatur për nevojat e përdoruesve tanë.”- tha ai.

Sistemi i komunikimit të zbatuar në TIA bazohet në teknologjinë push-to-talk të Airbus, një platformë globalisht e testuar në aviacion, sigurim publik dhe infrastruktura kritike.

Kjo zgjidhje mundëson komunikim të menjëhershëm dhe të sigurt ndërmjet të gjitha ekipeve operacionale, koordinim të avancuar në situata emergjence, menaxhim të sigurisë në kohë reale, si dhe integrim të plotë me infrastrukturën ekzistuese të aeroportit.

Përmes rrjetit të tij 5G, Vodafone Albania mbështet transformimin dixhital të infrastrukturave kritike kombëtare, duke ofruar standarde të avancuara teknologjike në funksion të operacioneve dhe sigurisë aeroportuale.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Nga Kategoria

Aktualitet

Në vigjilje të Kurban Bajramit/ KMSH: Falja të mërkurën në mëngjes në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

25 Maj, 2026
Lajme

Lituania mbështetje për anëtarësimin e Shqipërinë në BE, ninistri Hoxha pritet në Vilnius nga homologu Budry

25 Maj, 2026
Aktualitet

“Kujdes me sms!”/ Policia zbulon skemën: Shtetas të huaj mashtronin qytetarët shqiptarë duke u hequr si “Posta shqiptare”

25 Maj, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Në vigjilje të Kurban Bajramit/ KMSH: Falja të mërkurën në mëngjes në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

25 Maj, 2026

TIA dhe Vodafone sjellin teknologjinë Airbus në Tiranë

25 Maj, 2026

Lituania mbështetje për anëtarësimin e Shqipërinë në BE, ninistri Hoxha pritet në Vilnius nga homologu Budry

25 Maj, 2026

“Kujdes me sms!”/ Policia zbulon skemën: Shtetas të huaj mashtronin qytetarët shqiptarë duke u hequr si “Posta shqiptare”

25 Maj, 2026

Media britanike: Aleatët kryesorë të NATO-s bllokojnë planin për të rritur ndihmën ushtarake për Ukrainën

25 Maj, 2026

Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden 3 celularë të fshehur te dushet dhe lavanderia

25 Maj, 2026

SKANDALI i AKSH-it/ Kreshnik Tërnova paraqitet në GJKKO, anëtari i KPP-së i dyshuar për lidhje me Ermal Beqirin

25 Maj, 2026

Video/ Iliri nuk pyet as për produksion, reagimi i turpshëm pasi Agai i “tërheqi veshin”

25 Maj, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.