• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 5 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Rusia godet kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, ministri Hoxha: E papranueshme!

24 Maj, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria ka dënuar ashpër sulmet e fundit me raketa balistike dhe dronë të ndërmarra nga Rusia ndaj objektivave civile në Ukraina, pasi gjatë bombardimeve është goditur edhe kompleksi rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, Ernal Filo.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, reagoi përmes një postimi në rrjetin social X, ku e cilësoi ngjarjen si “të papranueshme” dhe një përshkallëzim të rëndë të agresionit rus.

Sipas tij, sulmet ndaj zonave civile dhe rrezikimi i personelit diplomatik përbëjnë një shkelje të rëndë dhe dëshmi të kostos njerëzore që po sjell lufta në Ukrainë. Ministri theksoi se për më shumë se katër vite nga nisja e pushtimit rus në shkallë të gjerë, Moska ka sulmuar vazhdimisht infrastrukturën energjetike, shkollat, spitalet dhe banesat civile në të gjithë Ukrainën.

Lexo edhe:

Shpërthimi i fuqishëm ne pallatin në Elbasan që shkaktoi 2 viktima, Policia zbardh shkaqet

U largua drejt Italisë për t’i shpëtuar burgut, Adriatik Llalla kërkon sot parashkrimin e dënimit me 2 vite burg

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, postim në X:

Shqipëria dënon me forcë një tjetër sulm brutal në shkallë të gjerë me raketa balistike dhe dronë të nisur mbrëmjen e fundit nga Rusia ndaj objektivave civile në Ukrainë, në një shpërfillje totale të jetës dhe dinjitetit njerëzor.

Këtë herë u godit kompleksi rezidencial ku banon Ambasadori i Shqipërisë në Ukrainë, duke e vënë jetën e tij në rrezik serioz. Kjo është e papranueshme!

Targetimi i zonave civile dhe vënia në rrezik e personelit diplomatik përfaqëson një përshkallëzim të rëndë dhe një tjetër kujtesë të zymtë të kostos njerëzore të agresionit të vazhdueshëm të Rusisë.

Kjo luftë e zgjedhur nga Rusia ka zgjatur shumë gjatë. Për më shumë se katër vjet që nga pushtimi i paligjshëm në shkallë të gjerë, Rusia ka targetuar pa pushim infrastrukturën energjetike, shkollat, spitalet dhe shtëpitë në të gjithë Ukrainën. Megjithatë, ajo nuk ka arritur të thyejë guximin, vendosmërinë, qëndrueshmërinë dhe forcën e popullit ukrainas.

Rusia nuk po fiton; ajo vetëm po vret, po nxit vuajtje dhe shkatërrim.

Ne përsërisim thirrjen tonë ndaj Rusisë që të ndërpresë menjëherë këto sulme, t’i japë fund luftës kundër Ukrainës, të respektojë plotësisht ligjin ndërkombëtar dhe të kthehet në negociata.

Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë fort pranë Ukrainës dhe përsërit mbështetjen e saj të palëkundur për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës. Ata që janë përgjegjës për këto sulme duhet të mbahen përgjegjës.

Ambasadori i Federatës Ruse në Shqipëri është thirrur për shpjegime.

Nga Kategoria

Kryesore

Shpërthimi i fuqishëm ne pallatin në Elbasan që shkaktoi 2 viktima, Policia zbardh shkaqet

5 Nëntor, 2026
Aktualitet

U largua drejt Italisë për t’i shpëtuar burgut, Adriatik Llalla kërkon sot parashkrimin e dënimit me 2 vite burg

5 Nëntor, 2026
Aktualitet

Po transportonte armë zjarri, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë

5 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Shpërthimi i fuqishëm ne pallatin në Elbasan që shkaktoi 2 viktima, Policia zbardh shkaqet

5 Nëntor, 2026

U largua drejt Italisë për t’i shpëtuar burgut, Adriatik Llalla kërkon sot parashkrimin e dënimit me 2 vite burg

5 Nëntor, 2026

Po transportonte armë zjarri, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë

5 Nëntor, 2026

A rrezikon Netanyahu nga fitorja e demokratëve në SHBA?

5 Nëntor, 2026

Nuk ka qetësi për Macronin/ Franca në këmbë, grevë kombëtare dhe protesta masive, mijëra qytetarë kundër qeverisë

5 Nëntor, 2026

Horoskopi i ditës së sotme, çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

5 Nëntor, 2026

EMRI/ Thellohet bilanci tragjik nga shpërthimi në Elbasan! Pas 17 orësh, gjendet i pajetë 69-vjeçari në rrënojat e pallatit

5 Nëntor, 2026

Champions League: Arsenal, City dhe Dortmund marrin fitoret, Gyökeres dhe Haaland protagonistë

4 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.