• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 17 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Sherri për aeroportin e Vlorës, Valon Ademi akuzon Pacollin: Më ofrove 80 milionë euro për t’ua shitur rusëve! Nuk frikësohem, s’do ta blejnë kurrë!

23 Maj, 2026
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Valon Ademi ka reaguar për ngërçin e krijuar në kantierin e aeroportit të Vlorës duke thënë se situata po shfrytëzohet nga Behgjet Pacolli për të hutuar opinionin publik.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Pronari i “2A Group” shkruan se ka refuzuar ofertën prej 80 milionë eurosh të biznesmenit, të bërë në shkurt të 2025 për t’ua shitur rusëve. Ademi e quan Pacollin “agjent” ndërsa i bën thirrje që t’u thotë “shefave të tij” se nuk do ta blejnë kurrë aeroportin e Vlorës.

“Unë e njoh shumë mirë strategjinë tënde, pasi e kuptoj qartë që “ujku do mjegull”. Për këtë taktikë, ti je i shkolluar dhe i trajnuar prej kohësh nga shefat e tu, ndaj dhe strategjinë e mjegullës di ta zbatosh me mjeshtëri. Megjithatë, nëse kjo qasje mund të funksionojë për të hutuar opinionin publik, me mua të ka dështuar.

Lexo edhe:

Zjarr i madh gjatë natës në Qishbardhë të Vlorës, era ka favorizuar përhapjen e flakëve, e vështirë ndërhyrja

Plas sherri në shesh në ditën e 78 të protestës së qytetarëve

Siç ta kam bërë të qartë: me ty, emisar, unë nuk kam asnjë problem sepse ti nuk je as aktor dhe as faktor në këtë mes; je thjesht një agjent i përdorur për të marrë nën kontroll Aeroportin e Vlorës. Lufta ime është me kolegun tënd, Bart Turtelboom, i cili është ekzekutori i skemës financiare dhe juridike për t’ua dorëzuar këtë aset kombëtar shefave tuaj, atje ku i keni.

Ti detyrën tënde po e zbaton me përpikëri, sipas udhëzimeve. Ndaj, ti nuk ke faj që unë e refuzova ofertën tënde prej 80 milionë eurosh në shkurt të vitit 2025, për t’ia shitur aeroportin atyre që ti i di mirë. Madje, kur unë e refuzova atë ofertë pikërisht për shkak të asaj që ata përfaqësojnë, ti më the tekstualisht: “Mos u shqetëso, sepse pronar formal do të vazhdoj të figurojë Mabco.”

Refuzimi im i prerë atë natë është zanafilla e kësaj situate të cilën po e përballoj edhe sot. “Gabimi” im i vetëm ishte refuzimi për ta shitur Aeroportin e Vlorës atje ku ti kishe marrë urdhër ta dorëzoje.

Deri më sot, shumë detaje i kam mbajtur larg vëmendjes publike, duke pritur që organet kompetente të bëjnë detyrën e tyre, në mos atë ligjore, të paktën atë patriotike. E kam bërë betejën time në heshtje, në respekt të institucioneve. Por, edhe pse ata që duhej të reagonin heshtën, unë nuk do të ndalem, kurrë.

Emisar, tregoj shefave të tu, se unë nuk shitem, nuk intimidohem, nuk frikësohem dhe nuk dorëzohem kurrë përballë tyre! Tregoju se paraja e tyre, për mua s’ka asnjë vlerë. Ata mund të blejnë gazetarë, media e portale, por Aeroportin e Vlorës nuk do ta blejnë kurrë.

As ti dhe as propaganda jote me mercenarë e zagarë nuk më intimidon, sepse, në të gjithë këtë proces të Aeroportit të Vlorës, i vetmi njeri i shitur, i blerë dhe i komprometuar je ti.

Dil e tregoju shqiptarëve se kush fshihet pas “Compartment Bernina”. Dil e tregoju me sa rubla u pagove. Dil e tregoju se te gjitha veprimet po i bën vetëm për interes të Compartment Bernina-s, interesa këto që bien ndesh me interesin publik, atëherë mund të marrësh guximin të përmendësh emrin tim.

Ti emisar, edhe mashtrimet i bën për të mbuluar atë se çfarë në të vërtetë je, sepse ti nuk je emisar për një mision, por ti je agjent me mision të përjetshëm, sepse ti shpirtin edhe dinjitetin e ke shitur me kohë, e tash vepron me urdhra nga atje ku je shitur!

Turp të qoftë emri Behgjet e mbiemri Pacolli!”, shkruan Ademi.

Nga Kategoria

Kryesore

Zjarr i madh gjatë natës në Qishbardhë të Vlorës, era ka favorizuar përhapjen e flakëve, e vështirë ndërhyrja

17 Gusht, 2026
Aktualitet

Plas sherri në shesh në ditën e 78 të protestës së qytetarëve

16 Gusht, 2026
Screenshot
Aktualitet

Largime masive në fillim të sezonit të ri nga News 24, ja si qëndron e vërtat…

16 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Zjarr i madh gjatë natës në Qishbardhë të Vlorës, era ka favorizuar përhapjen e flakëve, e vështirë ndërhyrja

17 Gusht, 2026

Mourinho shfaqet me syrin e nxirë, çfarë i ndodhi trajnerit të Real Madridit?

16 Gusht, 2026

Lens trondit PSG-në dhe fiton për herë të parë Superkupën e Francës

16 Gusht, 2026

Rodri dhe Cancelo shumë pranë Barcelonës, dy goditje të mëdha në merkato

16 Gusht, 2026

Aperitivi, tradita shekullore që vazhdon të mbledhë banorët në Padova

16 Gusht, 2026

Plas sherri në shesh në ditën e 78 të protestës së qytetarëve

16 Gusht, 2026
Screenshot

Largime masive në fillim të sezonit të ri nga News 24, ja si qëndron e vërtat…

16 Gusht, 2026

Kaos në Shëngjin, mijëra pushues bllokohen në trafik për orë të tëra

16 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.