• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 5 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

SPAK zbardh pasuritë e Belinda Ballukut, të implikuar oligarkë dhe biznesmenë, vila dhe apartamente 

23 Maj, 2026
tek Aktualitet, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka thelluar hetimet ndaj Belinda Ballukut, ish-zv/kryeministre dhe ish-ministre e Infrastrukturës, e cila po hetohet si e dyshuar për abuzime me tendera rrugësh me vlera qindra milionë euro. Gazeta “SOT” ka mësuar se ditët e fundit agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe prokurorë special kanë mbyllur darën rreth ish-zv/kryeministres Balluku. Ky aksion masiv vjen pas dyshimeve të forta se zonja Balluku ka shumë pasuri të fshehura. Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka firmosur urdhër-kontrollet që kanë vënë në lëvizje prokurorët specialë në një operacion të shtrirë në disa nivele. Shënjestër e këtyre bastisjeve nuk kanë qenë vetëm zyrtarët, por edhe familjarë, biznesmenë të njohur dhe oligarkë të fuqishëm që kanë lidhje me Ballukun.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Prapaskenat

Por kthesa e madhe në hetime ka ardhur pikërisht pas sekuestrimit të telefonave dhe kompjuterëve të këtyre biznesmenëve. Nga zbërthimi i pajisjeve elektronike janë zbuluar komunikime dhe të dhëna tronditëse që dritësojnë një skemë të frikshme korrupsioni. Konkretisht siç thotë një burim për gazetën “SOT”, komunikimet sekrete kanë zbuluar një perandori të tërë pronash të padeklaruara në emra të të tretëve, ku dyshohet se ish-zv/kryeministrja Balluku zotëron një numër të madh pasurish të paluajtshme, të shtrira në zonat më strategjike të vendit. Harta e pasurisë së saj të fshehtë përfshin apartamente luksoze dhe vila të shtrenjta, të përqendruara kryesisht në Tiranë dhe në vijën bregdetare.

Lexo edhe:

Rrihet përsëri gazetari Elton Tozaj: Do ta paguajë kush ma bëri

Rama mbledh Asamblenë e PS javën tjetër, mes protestave dhe çështjes Veliaj

Kjo pasuri marramendëse dyshohet se është produkt i drejtpërdrejtë i aferave me fondet publike dhe rrugët e florinjta. Mirëpo përballë kësaj duzine provash të pakontestueshme, pozita e ish-numrit dy të qeverisë është rënduar jashtë mase. Burime pranë organit të akuzës bëjnë me dije se prokurorët e SPAK janë gati të ngrenë një sërë akuzash të reja dhe tejet të rënda. Ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku pritet të përballet zyrtarisht me veprat penale të korrupsionit pasiv, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Ky proces pritet të jetë një nga goditjet më të mëdha të SPAK ndaj korrupsionit shtetëror në Shqipëri.

Çfarë ka ndodhur?

Ndërkohë kujtojmë se këto veprime hetimore pasojnë kontrollet e kryera nga agjentët e BKH-së në dhjetor 2025 dhe janar e prill të këtij viti. Gjatë këtyre kontrolleve janë sekuestruar sërish celularë dhe dokumente që, sipas prokurorëve, janë të rëndësishme për zbardhjen e çështjes. Në kuadër të hetimit, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar gjithashtu informacion edhe jashtë vendit përmes letërporosive. Ndaj ish-zv/kryeministres Balluku janë në fuqi dy masa sigurie: ndalimi i daljes jashtë vendit dhe pezullimi nga ushtrimi i funksioneve publike, ndërsa prokuroria ka ngritur akuza për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, lidhur me procedurat e prokurimit të Tunelit të Llogarasë.

Gjithashtu SPAK ka listuar edhe shtatë procedura të tjera prokurimi, 6 prej të cilave janë për sa i përket ndërtimit të Unazës së Madhe Tiranë, ku zv/kryeministrja dyshohet për kryerjen e së njëjtës vepër penale si me tunelin e Llogarasë. “Plotësimin dhe vazhdimin e punimeve Sheshi Shqiponja–Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT; Ndërtimin e segmenteve rrugore Sheshi Shqiponja–Bulevardi i Ri, Loti 2 dhe Loti 3; Ndërtimin e Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4 deri në Loti 7”, thuhet në njoftimin e SPAK. Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Nga Kategoria

Lajme

Rrihet përsëri gazetari Elton Tozaj: Do ta paguajë kush ma bëri

5 Nëntor, 2026
Aktualitet

Rama mbledh Asamblenë e PS javën tjetër, mes protestave dhe çështjes Veliaj

5 Nëntor, 2026
Kryesore

Studentët sfidojnë qeverinë në Kushtetuese: Synojnë të na heqin të drejtën për të protestuar!

5 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Të paktën 27 fluturime në Europë shënjestër e kërcënimeve me bombë, autoritetet dyshojnë për sulme hibride

5 Nëntor, 2026

Vijojnë bombardimet në frontin lindor të Ukrainës, 7 të vrarë dhe 14 të plagosur nga sulmi ndaj dy autobusëve

5 Nëntor, 2026

Presidenti i Paraguait jep dorëheqjen pas kolapsit të bankës digjitale, protestat përfshijnë vendin

5 Nëntor, 2026

“Një histori bukur amerikane”: Fitorja historike e Abdul El-Sayed frymëzon komunitetin mysliman në SHBA

5 Nëntor, 2026

Zbulohen pesë plantacione kanabis në Gjermani, goditet banda shqiptare

5 Nëntor, 2026

6 vite nga arrestimi/ Hashim Thaçi: Do dal me çdo qelizë time të pastër

5 Nëntor, 2026

Mbi 600 mijë protestues në rrugët e Francës, pesë sindikata bashkohen në një ditë kombëtare aksioni

5 Nëntor, 2026

Rrihet përsëri gazetari Elton Tozaj: Do ta paguajë kush ma bëri

5 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.