Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio ka deklaruar se marrveshja mes SHBA-së dhe Iranit do të jetë e pamundur, nëse Teherani do të vendoste një sistem pagese në Ngushticën e Hormuzit. Në të njëjtën kohë, Sekretari i Shtetit i SHBA-së shprehu shpresën se vizita e shefit të ushtrisë pakistaneze në Iran do të kontribuonte në uljen e tensioneve dhe në nxitjen e përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit.
“Mendoj se pakistanezët do të shkojnë sot në Teheran. Shpresojmë që kjo do t’i çojë gjërat përpara”, u tha ai gazetarëve.
Mediat shkruajnë se Rubio sulmoi vendet anëtare të NATO-s, duke i akuzuar ato nuk po bëjnë asgjë për të mbështetur Shtetet e Bashkuara në konfliktin e tyre me Iranin. Pak para se të nisej për në Suedi, ku do të marrë pjesë në një takim të ministrave të jashtëm të NATO-s, ai vuri në dukje se Presidenti Donald Trump nuk po kërkon trupa apo avionë luftarakë, por argumentoi se disa aleatë po shmangin çdo kontribut.











