• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 26 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Raporti i IBAR: BE kritika për korrupsionin dhe ndërhyrjet ndaj SPAK!

21 Maj, 2026
tek Aktualitet, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Në media është publikuar raporti krahasues mes dy versioneve të dokumentit të IBAR për Shqipërinë, i cili tregon se Bashkimi Europian ka ashpërsuar ndjeshëm tonin ndaj qeverisë shqiptare, korrupsionit dhe ndërhyrjeve politike në institucionet e drejtësisë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Dokumenti krahason draftin fillestar të Komisionit Europian të 26 shkurtit 2026 me versionin kompromis të Presidencës së BE-së të 21 majit 2026, duke identifikuar 32 ndryshime substanciale në 11 fusha kryesore.

Raporti i majit kalon drejt një qasjeje më të fortë kushtëzuese ndaj Shqipërisë, me kërkesa më specifike dhe kritika më të drejtpërdrejta.

Lexo edhe:

Lamallari pret në Rinas 5 shqiptarët e riatdhesuar nga Siria: Vijojmë punën për kthimin e të gjithë shtetasve tanë

Sot, 116 vjet nga lindja e Nënë Terezës, shenjtorja shqiptare që u bë simbol i bamirësisë

Një nga ndryshimet më të forta lidhet me SPAK-un, i cili për herë të parë përmendet nominalisht si institucion nën presion.

Në dokument, BE shpreh shqetësim për “përpjekjet e shtuara dhe shqetësuese”, përfshirë nga nivele të larta politike, për të ushtruar ndikim ndaj institucioneve të drejtësisë, duke përmendur drejtpërdrejt SPAK, shkruan A2CNN.

Gjithashtu në raport përmenden për herë të parë edhe “rrjetet e patronazhit”, të cilat BE i konsideron problem për barazinë në zgjedhje dhe administrimin shtetëror.

Dokumenti i ri shton gjithashtu kërkesa konkrete për:

zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese;

respektimin e standardeve të Komisionit të Venecias për imunitetin;

mbrojtjen e SPAK nga ndërhyrjet politike;

garantimin e autonomisë së pushtetit vendor;

mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare;

transparencën e ndërmarrjeve shtetërore dhe luftën ndaj korrupsionit në sektorin e ndërtimit dhe pronave.

Brukseli ka konfirmuar zyrtarisht për gazetaren e A2 CNN, Fjorela Beleshi se drafti i qëndrimit të përbashkët të BE-së (EUCP), bazuar në IBAR, është miratuar në COELA pa asnjë kundërshtim nga shtetet anëtare.

Nga Kategoria

Aktualitet

Lamallari pret në Rinas 5 shqiptarët e riatdhesuar nga Siria: Vijojmë punën për kthimin e të gjithë shtetasve tanë

26 Gusht, 2026
Aktualitet

Sot, 116 vjet nga lindja e Nënë Terezës, shenjtorja shqiptare që u bë simbol i bamirësisë

26 Gusht, 2026
Aktualitet

Përfundon me sukses një tjetër operacion për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë nga Siria

26 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Lamallari pret në Rinas 5 shqiptarët e riatdhesuar nga Siria: Vijojmë punën për kthimin e të gjithë shtetasve tanë

26 Gusht, 2026

Humb jetën i dënuari në burgun e Fierit, çfarë dyshohet

26 Gusht, 2026

Goditje e fortë ndaj emigracionit, Trump pezullon aplikimet për viza në gjithë botën

26 Gusht, 2026

Sot, 116 vjet nga lindja e Nënë Terezës, shenjtorja shqiptare që u bë simbol i bamirësisë

26 Gusht, 2026

Përfundon me sukses një tjetër operacion për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë nga Siria

26 Gusht, 2026

Trafikuan drogë me taksi në Mykonos/ Goditet rrjeti me shqiptarë, grekë e turq! (Zbardhen përgjimet dhe skema e POS-eve)

26 Gusht, 2026

Ermal Beqiri habit gjykatësit: Mund të shkoja kudo, u fsheha në Francë se e dua këtë vend

25 Gusht, 2026

Xavi prezantohet te Holanda pas refuzimeve të Guardiolës dhe Slot: “Nuk më intereson nëse isha zgjedhja e tretë apo e dhjetë”

25 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.