Tre studentë shqiptarë janë arrestuar gjatë protestës së organizuar këtë pasdite nga studentët e Maqedonisë së Veriut.
Studentët janë mbledhur në sheshet dhe rrugët kryesore të kryeqytetit për të protestuar lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe, duke kërkuar që provimi i jurisprudencës të mundësohet edhe në gjuhën shqipe.
Në mbështetje të tyre kanë marrë pjesë edhe studentë nga Kosova dhe Shqipëria, të cilët iu bashkuan protestës për të shprehur solidaritet me studentët shqiptarë në RMV.
Ata deklaruan se mbështetja për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre dhe garantimin e të drejtave për përdorimin e gjuhës shqipe në arsim.











