• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 13 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

FOTO/ Gjykata e Tiranës e dënoi për dhunë ndaj Elia Zaharisë dhe babait të saj, Princ Leka shfaqet krah partneres së re në Lushnje!

21 Janar, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 16 muaj shërbim prove për dhunë ndaj ish-bashkëshortes, Elia Zaharia dhe babait të saj, Gjergj Zaharia, Princ Leka është shfaqur krah partneres së tij të re, Blerta Celibashi.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Princi ka publikuar në rrjetet sociale disa foto krah Blertës nga Lushnja, ku ata kanë marrë pjesë në një ceremoni në kuadër të 105-vjetorit të Kongresit të Lushnjës.

Në një nga fotot e publikuara nga vetë Leka, fotografja shihet teksa e shoqëron partnerin e saj në takimet me qytetarë e pjesëmarrës në këtë event, duke i mbajtur çadrën për shkak të reshjeve të shiut.

Lexo edhe:

“Arsyet për Ramën në zgjedhjet e 11 majit” / Hysen Kadiu i jep përgjigje Berishës: Si uji i ndotur, pas shumë vitesh, kërkon freskim…

“Je qesharak! S’ke as emrin në listë”- Sherr në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me deputetin e Elbasanit: Më kërkove firmën për Endri Shabanin, por unë s’pranova!

Kujtojmë se sot, 21 janar, Gjykata e Tiranës dha vendimin për Princ Lekën, Elia Zaharinë dhe babain e saj, Gjergj Zaharia lidhur me skandalin në familjen mbretërore. Gjyqtarja Migena Laska dënoi Princ Leka Zogun me 1 vit burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi zbriti në 8 muaj dhe u vendos pezullim në 16 muaj shërbim prove.

Princ Leka u dënua për ushtrim dhune ndaj ish-bashkëshortes, Elia Zaharia dhe babait të saj, Gjergj Zaharia. Togat e zeza dënuan me 10 muaj Gjergj Zaharinë, babain e Elia Zaharisë, ku me gjykim të shkurtuar dënimi zbret në 6 muaj e 20 ditë.

Gjykata urdheron pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien e tij në shërbim prove për një periudhë prej 1 vit e 40 ditë, me kusht që gjatë kohës së provës, i pandehuri të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale.

Ndërsa u vendos pafajësia për Elia Zaharinë për akuzën e dhunës në familje, pasi fakti nuk përbën vepër penale.

“Deklarimin e pafajshme të të pandehurës Elia Zaharia Zogu, p?r veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/1 i K.Penal në dëm të Leka Zogu në bazë të nenit 388/1/ b të K. Pr. Penale, pasi fakti nuk përbën vepër penale”, thuhet në vendim.

Fundi i martesës dhe skandali në familjen mbretërore

Familja mbretërore ka qenë kryefjala përgjatë viti të kaluar. Ishin pikërisht festat e fundvitit 2023, që zbuluan edhe ndarjen e Princ Lekës me Elia Zaharian. Pas një historie 15-vjeçare, duket se përrallës me princ i erdhi fundi dhe një fund me shumë zhurmë mediatike.

Elia Zaharia dhe Princ Leka, të cilët janë pajisur me urdhër mbrojtje ndaj njëri-tjetrit, konfirmuan më 15 janar se kishin nisur procedurat e divorcit, pas disa muajsh thashetheme se i kishin dhënë fund martesës.

Ndërkohë më 5 mars, çifti u përplasën fizikisht me njëri-tjetrin brenda rezidencës mbretërore, sherr ku u përfshi edhe babai i Elia Zaharisë, Gjergj Zaharia, pamje që u bënë edhe virale në media. Princ Leka hodhi në gjyq ish-bashkëshorten, me të cilën ka një vajzë, Geraldina dhe ish-vjehrrin.

Gjithashtu, baba e bijë paditën për dhunë 42- vjeçarin. Gjykata Civile e Tiranës firmosi dy urdhër mbrojtje për Princ Lekën dhe ishbashkëshorten Elia Zaharia, në proces divorci. Elia Zaharia dhe Princ Leka janë zyrtarisht të ndarë, pasi Gjykata e Tiranës vendosi më 25 prill të zgjidhë martesën mes çiftit të njohur. Nga marrëveshja e divorcit, aktorja ka përfituar në një apartament 257 m2, i cili është në emrin e të bijës.

Ndërsa artistja do të ketë në pronësi të plotë të saj një dyqan 134 m2 si dhe një parking rreth 47 m2. Por në bazë të një marrëveshje që ish-çifti kanë arritur në 15 janar 2024, nëse Elia Zaharia do të martohet sërish, ose do të nisë një bashkëjetesë, do të humbasë të drejtat mbi pronat kur vajza e tyre Geraldina do të jetë në moshë madhore. Në vendim, gjithashtu, thuhet se aktorja ka s’do të mbajë më mbiemrin “Zogu”, por atë të vajzërisë “Zaharia”.

Marrëveshja e firmosur mes tyre përcakton edhe takimet që Princ Leka do të ketë me Geraldinën, ku sipas dakordësisë, vajza do të takohet me të atin 2 orë çdo ditë dhe do të shkojë në shtëpinë e tij në fundjavë. Sipas marrëveshjes, Princ Leka do të paguajë 1 mijë euro vlerë monetare mujore si detyrim ushqimor kundrejt vajzës, shumë e cila përfshin shpenzimet për nevojat e përditshme të fëmijës dhe do të paguhet në llogarinë bankare të nënës.

Sipas vendimit të gjykatës, tradhtia nuk ka qenë arsye e fundit të martesës së çiftit të njohur, siç është aluduar pas bërjes publike të romancës së Princ Lekës me fotografen Blerta Celibashi, me të cilën ka nisur edhe bashkëjetesën.

Por teksa jeta private për Elian do të mbetet diskrete, jeta publike ka nisur të rilind, duke u përpjekur të pozicionet sërish, por këtë herë jo me titull Princeshë, por si aktore profesioniste. Nga ana tjetër, Princ Leka ka vendosur që jetën sentimentale ta ketë më publike, duke shijuar dashurinë me Blerta Celibashin, këtë herë në sytë e publikut. Në postimet e tij në rrjetet sociale, ai dhe Blerta tashmë janë të pandarë, duke jetuar këtë dashuri pa u fshehur më.

Tags: Blerta celibashipprinc leka

Nga Kategoria

"Arsyet për Ramën në zgjedhjet e 11 majit" / Hysen Kadiu i jep përgjigje Berishës: Si uji i ndotur, pas shumë vitesh, kërkon freskim...
Lajme

“Arsyet për Ramën në zgjedhjet e 11 majit” / Hysen Kadiu i jep përgjigje Berishës: Si uji i ndotur, pas shumë vitesh, kërkon freskim…

13 Dhjetor, 2025
Aktualitet

“Je qesharak! S’ke as emrin në listë”- Sherr në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me deputetin e Elbasanit: Më kërkove firmën për Endri Shabanin, por unë s’pranova!

13 Dhjetor, 2025
Lajme

Hysen Kadiu i përgjigjet Berishës pas akuzave në mbledhjen e Kryesisë: Demokratët kanë sot më shumë se kurrë nevojë për bashkim dhe jo për përçarje

13 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

"Arsyet për Ramën në zgjedhjet e 11 majit" / Hysen Kadiu i jep përgjigje Berishës: Si uji i ndotur, pas shumë vitesh, kërkon freskim...

“Arsyet për Ramën në zgjedhjet e 11 majit” / Hysen Kadiu i jep përgjigje Berishës: Si uji i ndotur, pas shumë vitesh, kërkon freskim…

13 Dhjetor, 2025

“Je qesharak! S’ke as emrin në listë”- Sherr në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me deputetin e Elbasanit: Më kërkove firmën për Endri Shabanin, por unë s’pranova!

13 Dhjetor, 2025
Psikologët Klinike shprehin shqetësime për një ngarkesë të shtuar para provimit përfundimtar.

Psikologët Klinike shprehin shqetësime për një ngarkesë të shtuar para provimit përfundimtar.

13 Dhjetor, 2025

Hysen Kadiu i përgjigjet Berishës pas akuzave në mbledhjen e Kryesisë: Demokratët kanë sot më shumë se kurrë nevojë për bashkim dhe jo për përçarje

13 Dhjetor, 2025
Kuba akuza Shtetet e Bashkuara për sekuestrimin e cisternës së naftës në bregdetin e Venezuelës: Një akt piraterie dhe terrorizëm në det.

Kuba akuza Shtetet e Bashkuara për sekuestrimin e cisternës së naftës në bregdetin e Venezuelës: Një akt piraterie dhe terrorizëm në det.

13 Dhjetor, 2025
Ngjarjet në mbledhjen e Kryesisë: Gjekmarkaj i propozon dorëheqjen Berishës nga posti i nënkryetarit të PD-së

Ngjarjet në mbledhjen e Kryesisë: Gjekmarkaj i propozon dorëheqjen Berishës nga posti i nënkryetarit të PD-së

13 Dhjetor, 2025

Agron Gjekmarkaj jep dorëheqjen si nënkryetar i PD-së: Firma për Endrit Shabanin ishte një gabim

13 Dhjetor, 2025

Zvicra drejt izolimit, nëse bëhen 10 milionë banorë, dyert do “mbyllen” për të gjithë!

13 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.