Akili, ish-banori i edicionit të tretë të Ferma VIP, ka trazuar rrjetin me një deklaratë të papritur gjatë një transmetimi live në TikTok, duke ngritur dyshime për prapaskenat e formatit dhe mënyrën se si po zhvillohet loja. Gjatë bisedës me një mik të tij në rrjetet sociale, ai pretendoi se ka parë një letër ku, sipas tij, ishin të shkruara ngjarjet kryesore të spektaklit deri në fund, përfshirë edhe eliminimet e ardhshme. Sipas Akilit, gjithçka do të ishte e planifikuar paraprakisht dhe jo krejtësisht spontane, siç perceptohet nga publiku.
Deklarata që bëri më shumë bujë lidhej me Mimoza Ahmeti, një nga figurat më të komentuara të këtij sezoni. Ai u shpreh se, sipas asaj që ka parë, poetja do të humbasë një sfidë vendimtare dhe do të largohet pak para finales së madhe. Madje, ai shtoi se kjo lëvizje do të bëhej për arsye strategjike nga produksioni, për të mbajtur interesin dhe audiencën në kulm.
“Unë e kam parë në një copë letër se çfarë do të ndodhë deri në fund. Moza ka për të dalë para finales, sepse në atë pikë u duhet audienca”, mësohet të ketë thënë ai gjatë videos live, deklaratë që është shpërndarë gjerësisht në portale dhe rrjete sociale.
Pas këtyre fjalëve, ndjekësit kanë reaguar menjëherë, me shumë prej tyre që kanë nisur të aludojnë nëse loja është e manipuluar apo nëse bëhet fjalë vetëm për një koment provokues nga ish-banori.











