Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka dërguar për hetim në Prokurorinë e Tiranës dy efektivë të komisariatit numër 4.
Konkretisht K. M dhe S. K. me detyrë specialist dhe ndihmës specialist për hetimin e krimit, dyshohet se në shpërdorim të detyrës, në lidhje me një godinë në kryeqytet ku janë ndërtuar 2 kate banimi pa leje.
Njoftimi i AMP
Gjatë monitorimit të mediave elektronike janë konstatuar raportime se në një objekt shumë katësh në ndërtim në rrugën “Llukë Kacaj”, Nj. Administrative nr. 4, janë ndërtuar 2 kate banimi, në tejkalim të atyre të përcaktuara në lejën përkatëse leshuar nga Bashkia Tiranë.
Pas verifikimeve të kryera nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit, ka rezultuar se objekti është ndërtuar në tejkalim të lejës së ndërtimit mbi pragun ligjor 10% të parashikuar për masën e konfiskimit për interes publik, referuar Aktit Normativ Nr. 8, datë 01.10.2025.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka administruar dokumentacionin shkresor si edhe ka marrë deklarimet e strukturave policore përkatëse, ku bazuar në veprimet e para hetimore ka referuar materialet proceduriale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për dy punonjës policie, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
K. M., me detyrë Ndihmës Specialist për Hetimin e Krimit pranë Komisariatit të Policisë Nr. 4.
S. K., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimit pranë Komisariatit të Policisë Nr. 4.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.











