PSG ka nisur të mendojë seriozisht për merkaton e verës dhe Luis Enrique duket se e ka zgjedhur objektivin kryesor për repartin ofensiv.
Sipas TEAMtalk, trajneri spanjoll i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se dëshiron transferimin e Julián Álvarez nga Atlético Madrid. Sulmuesi argjentinas është një nga emrat më të kërkuar në merkato dhe PSG pritet të ketë konkurrencë të fortë nga disa klube të mëdha.
Raportohet se parizienët kanë nisur kontaktet me Álvarez dhe po bëjnë gjithçka për ta bindur që të transferohet në Paris gjatë verës.
Nga ana tjetër, Atlético Madrid e di se interesi për sulmuesin është i madh. Nëse nuk arrin ta mbajë, klubi spanjoll kërkon të përfitojë një shumë shumë të lartë nga shitja e tij.
Këtë sezon, Álvarez ka zhvilluar 49 ndeshje me Atlético Madrid, duke shënuar 20 gola dhe duke dhënë 9 asistime. Sipas Transfermarkt, vlera e tij në treg llogaritet rreth 90 milionë euro.










