Zbardhen detaje të reja nga vrasja që ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Gjashtë të Sarandës ku u ekzekutua biznesmeni Rexhep Ismaili.
Pasditen e sotme është dorëzuar në polici një nga personat që mbrëmë mbeti i plagosur dhe që u arratis për t’i shpëtuar drejtësisë.
Ai është Konstadin Vogli 31-vjeç. Ndërkohë që autori i dyshuar Lulzim Tabaku vijon që të jetë në kërkim.
Gjithashtu janë sekuestruar disa makina që dyshohet se janë përdorur nga autorët.











