• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 21 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Dëshmitë tronditëse për aksidentin në Durrës, gjyshja e viktimës telefonoi policinë disa minuta para

6 Maj, 2026
tek Aktualitet, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Në  media janë  siguruar disa dëshmi të banorëve të zonës në Spitallë, në lagjen numër 15 në Durrës, të cilët tregojnë se disa minuta para se të ndodhte aksidenti tragjik që i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një të tretë, gjyshja e njërit prej viktimave ka telefonuar policinë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Banorët janë të tmerruar dhe terrorizuar nga ndodhia, teksa të gjithë pohojnë se ngjarja ishte e paralajmëruar, pasi në adresë të policisë ishin bërë qindra telefonata.

Banorët kanë lajmëruar vazhdimisht policinë, sallën operative, apo specialistët e zonës, për autorin Nikoll Radaçi, i cili ecte me shumë shpejtësi në të gjithë zonën. Grupi mediatik ka biseduar me disa banorë, dëshmitarë okularë të aksidentit të datës 3 maj 2025, teksa thonë se gjyshja e njërit prej viktimave, ka telefonuar Policinë e Shtetit për ti lajmëruar se Radaçi ecte me shpejtësi.

Lexo edhe:

Dyshohet se kishte ndërruar jetë prej ditësh, 60-vjeçarja gjendet e pajetë në Maliq

Aksident në Durrës, makina kthehet përmbys në mes të rrugës

“Ka marrë policinë në telefon disa minuta para se të ndodhte ngjarja. Ai lëvizte shumë shpejt. Kam qenë prezent kur e mori. Nuk e di se çfarë i thanë, por ankohej për atë. As erdhi njeri dhe disa minuta më pas kemi parë tmerrin” thotë një prej dëshmitareve. Ndërkohë, edhe banorë të tjerë pohojnë se policia është lajmëruar se në zonë lëviznin me shpejtësi. “S’morën asnjë masë dhe pamë tmerr”, pohojnë banorët. Pas kësaj ngjarje, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pezulloi drejtorin e Durrësit, si dhe disa drejtues të tjerë, për shkak se nuk kanë marrë masa.

Një emision investigativ i kërkoi Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit nëse është bërë ndonjë telefonatë nga gjyshja e njërit prej viktimave, disa minuta para aksidentit fatal. Kjo drejtori, i tha grupit të Fiks Fare se “s’mund t’a verifikojnë, pasi u duhet numri i telefonit”. Një justifikim absurd, duke qenë se telefonata regjistrohet, ndërsa vendi i ankesës dhe problematika shënohen në regjistër.

Sipas raportimeve ne media është mësuar se për këtë ngjarje, kanë filluar hetimet administrative dhe penale ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit. Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore po verifikon rolin e çdo efektivi, qoftë të rolit bazë, të mesëm apo të lartë.

Ndërkohë, rreth 500 metra larg rrugës së “Ohrit”, ku ndodhi aksidenti fatal, është regjistruar një tjetër ngjarje, sërish e paralajmëruar. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë, si pasojë e shpejtësisë së lartë. Banorët e zonës kanë dërguar në redaksinë e emisionit investigativ disa foto dhe video të aksidentit, ndërsa shkruajnë se, në atë vend duhet të ishin vija të bardha.

“Kemi bërë një peticion në vitin 2024 për të vendosur kufizues shpejtësie dhe për të bërë vija të bardha, pasi ka edhe një shkollë. Peticionin ia kemi dërguar Prefekturës, por deri më sot asnjë masë. Aty rrezikohen edhe fëmijët, pasi ngjitur me rrugën dhe vendin ku u aksidentuan këto makina, ka edhe një shkollë”, pohon një nga banorët.

Ngjarja e datës 3 maj 2026, ka shkaktuar zemëratë dhe indinjatë në rrjete sociale, se si një person i papërgjegjshëm, i dehur, shkaktoi tragjedinë. Por, nga shpejtësia dhe nga mos verifikimi i informacionit, një familje është përfshirë aksidentalisht në këtë vorbull, të paktën në rrjete sociale dhe në portale.

Nga Kategoria

Aktualitet

Dyshohet se kishte ndërruar jetë prej ditësh, 60-vjeçarja gjendet e pajetë në Maliq

21 Qershor, 2026
Aktualitet

Aksident në Durrës, makina kthehet përmbys në mes të rrugës

21 Qershor, 2026
Aktualitet

Aksident në aksin Fushë Krujë-Laç, “Benzi” përplas për vdekje drejtuesin e motorit

21 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Dyshohet se kishte ndërruar jetë prej ditësh, 60-vjeçarja gjendet e pajetë në Maliq

21 Qershor, 2026

Endrick sqaron raportin me Ancelottin: Ai nuk bën atë që është më e mira për mua, por për skuadrën

21 Qershor, 2026

Napoli sfidon Juven për Sorloth, gjiganti norvegjez në planet e Allegrit

21 Qershor, 2026

De la Fuente ndez Spanjën pas kritikave: Lojtarët janë shumë të motivuar

21 Qershor, 2026

Aksident në Durrës, makina kthehet përmbys në mes të rrugës

21 Qershor, 2026

Presidenti i Iranit: Nuk do të ndërtojmë bombë atomike, por s’do ta ndalojmë pasurimin e uraniumit

21 Qershor, 2026

Aksident në aksin Fushë Krujë-Laç, “Benzi” përplas për vdekje drejtuesin e motorit

21 Qershor, 2026

Rama takohet nesër me Macron, zbardhet agjenda

21 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.