Një grup banorësh nga zona e ish-Kënetës janë mbledhur mbrëmjen e sotme pranë Bashkisë së Durrësit, ku kanë ndezur qirinj në nderim të dy të miturve që humbën jetën në aksidentin tragjik të së dielës.
Automjetet bllokuan për disa minuta një korsi të qarkullimit në aksin përballë sheshit “Liria”, përpara se të ndaleshin pranë shkallëve të bashkisë.
Aty, qytetarët ndezën qirinj dhe respektuan një minutë heshtje në kujtim të dy fëmijëve, 9 dhe 12 vjeç, të cilëve jeta iu ndërpre në mënyrë tragjike teksa po luanin pranë banesave të tyre.












