Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 57-vjeçarin Nikoll Radaçi, i cili dy ditë më parë përplasi katër fëmijë në trotuar.
Fatkeqësisht dy prej të miturve, 9 dhe 12 vjeç humbën jetën, ndërsa një 8-vjeçar ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë. Fatmirësisht fëmija i latërt shpëtoi pa lëndime.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 3 maj në lagjen nr.15 në Durrës, kur Radaçi në gjendje të dehur humbi kontrollin e makinës dhe përplasi katër fëmijët të cilët ishin duke luajtur në trotuar.
Ditën e djeshme, dy të miturit që humbën jetën u përcollën mes lotësh për në banesën e fundit.











