• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 5 Maj, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Dita e Dëshmorëve/ Përkujtohen të rënët e Shqipërisë, Begaj e Rama homazhe te memoriali ‘Nëna Shqipëri’

5 Maj, 2026
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Në memorialin “Nëna Shqipëri” në Tiranë kanë nisur homazhet në nderim të Dëshmorëve të Atdheut.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kryeministri Rama, presidenti Begaj vendosën kurorat e tyre me lule pranë memorialit te Varrezat e Dëshmorëve për të përkujtuar veprën sublime të të rënëve të atdheut.

Dita e Dëshmorëve e ka origjinën më 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Lexo edhe:

5 Maji/ Shënohet sot Dita e Dëshmorëve të Atdheut

Ndarja e dosjes ‘Veliaj’/ Caktohet treshja e gjyqtarëve që do të gjykojnë kryebashkiakun e 10 të tjerë! Nuk kërkuan gjykim të shkurtuar

Pas shpalljes së Pavarësisë më 1912 e deri më 1945, shteti shqiptar nuk krijoi një status ligjor për dëshmorët e Atdheut. Gjatë luftës Nacional-Çlirimtare, nisën përpjekjet e para për të nderuar dëshmorët e rënë në fushat e betejave.

Pas çlirimit, më 28 gusht 1945, kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar, miratoi ligjin Nr. 109 “Mbi shpërblimin e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare”.

Ky ligj sanksiononte trajtimin e familjeve të patriotëve që kishin luftuar e rënë për atdheun edhe para Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, në kohën e Rilindjes Kombëtare, në luftërat për pavarësi, duke shënuar kështu përpjekjen e parë për një ligj integral për dëshmorët e Atdheut. Përpara krijimit të shtetit shqiptar, populli i kujtonte dëshmorët dhe mbante gjallë legjendat e tyre, nëpërmes këngës epike, dhe trashëgimisë të historisë të tyre nga brezi në brez.

Në kohën e komunizmit, 5 Maji u bë traditë. Ishte ditë e shënuar. Tiparin dallues të kësaj dite e përbënin vizitat në varrezat e dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe vizitat në familjet e dëshmorëve. U ndërtuan varreza dëshmorësh në çdo qendër rrethi. Shqipëria, përpos 26 të tillave që ishin në qendrat e rretheve, pati dy të tjera, krejt të veçanta e që u përkisnin dy fshatrave martire, Kuçit të Kurveleshit dhe Pezës së Tiranës. Ndërsa në këtë të fundit përuleshin e nderonin gjithë udhëheqja e partisë dhe shtetit, si në 5 maj, ashtu dhe në 16 shtator, ditën e Konferencës së Pezës, në Kuç, si rregull shkonin nxënësit e shkollës së fshatit dhe familjet e dëshmorëve.

Në nderim të kujtimit të të rënëve për lirinë e vendit çdo vit në Varrezat e Dëshmorëve kryhen homazhe nga krerët më të lartë të shtetit shqiptar çdo vit.

Nga Kategoria

Aktualitet

5 Maji/ Shënohet sot Dita e Dëshmorëve të Atdheut

5 Maj, 2026
Aktualitet

Ndarja e dosjes ‘Veliaj’/ Caktohet treshja e gjyqtarëve që do të gjykojnë kryebashkiakun e 10 të tjerë! Nuk kërkuan gjykim të shkurtuar

5 Maj, 2026
Bota

Trump: Irani do të “fshihet nga faqja e dheut” nëse godet anijet amerikane në Hormuz

5 Maj, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Dita e Dëshmorëve/ Përkujtohen të rënët e Shqipërisë, Begaj e Rama homazhe te memoriali ‘Nëna Shqipëri’

5 Maj, 2026

5 Maji/ Shënohet sot Dita e Dëshmorëve të Atdheut

5 Maj, 2026

Ndarja e dosjes ‘Veliaj’/ Caktohet treshja e gjyqtarëve që do të gjykojnë kryebashkiakun e 10 të tjerë! Nuk kërkuan gjykim të shkurtuar

5 Maj, 2026

Trump: Irani do të “fshihet nga faqja e dheut” nëse godet anijet amerikane në Hormuz

5 Maj, 2026

Rriten tensionet SHBA-Iran, amerikanët fundosin 6 anije iraniane. Teherani bombardon Emiratet, Trump kërcënon

5 Maj, 2026

‘Punët për Shqipërinë’, Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

5 Maj, 2026

Ekonomia e Iranit buzë greminës për shkak të luftës

5 Maj, 2026

Raporti: Ligjet në Shqipëri hartohen pa analizë, qeveria dështon në vlerësimin e ndikimit

5 Maj, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.