Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti me dy viktima në zonën e ish-kënetës në Durrës.
Sipas informacioneve, nga aksidenti kanë humbur jetën dy fëmijë të moshës 10-13 vjeçare, ndërsa një 8-vjeçar ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë.
Sipas të dhënave paraprake, vogëlushët ishin ulur në anë të rrugës, kur një makinë e tipit Benz ML është drejtuar drejt tyre, duke shkaktuar ngjarjen tragjike.
Sipas burimeve policore njëri prej fëmijëve ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa një tjetër më pas.
Drejtuesi i automjetit është arrestuar nga policia dhe është shoqëruar në komisariat.











