• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 30 Korrik, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Të martohesh me dashurinë e gjimnazit, 70 vite më vonë. Historia që ua kalon Borëbardhës e Hirushes

19 Janar, 2025
tek Bota, Ekstra, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Kjo histori ua kalon edhe atyre të përrallave, se kjo është reale.

Elaine Hall nuk e kishte veshur kurrë fustanin e bardhë, as kur u martua pas mbarimit të gjimnazit.

70 vjet më vonë, kur u ritakua me shokun e gjimnazit u bë edhe nuse.

Lexo edhe:

Rrëzohet avioni në Venezuelë, 7 të vdekur

Të shoqen ia përplasën me makinë dhe mbeti e paralizuar, efektivi i rrugores akuzon ish-shefin e qarkullimit që dhunoi kamarierin në Vlorë: Ardian Isufi fshehu provat!

Të martohesh me dashurinë e gjimnazit, 70 vite më vonë.

Ishte festa e 50-vjetorit të përfundimit të gjimnazit që ritakoi shokët e vjetër që ishin dashur në heshtje dhe nuk ishin lidhur kurrë.

Të dy ishin martuar, kishte sjellë në jetë fëmijë dhe tashmë 88 vjeç, 74 vite pas ditës kur u njohën, u ngjitën në altar.

Në fillim ajo refuzoi të vishte fustanin e bardhë, por vajzat e saj e morën vetë përsipër organizmin e ceremonisë.

Dhëndri Roland Passaro tregon për herën e parë kur e pa në klasën e 9-të: “Kur e pashë në klasën e 9-të, m`u duk shumë e bukur dhe madje emocionuese, Në ditët e sotme i thotë hot”, thotë ai me humor.

Ajo ishte nxitëse e tifozëve në atë kohë, kurse ai ishte ylli i ekipit të bejsbollit. Hall kujton se kishte një kimi mes tyre, por që kurrë nuk patën lidhje.

Shoqëroheshin në festa, kërcenin bashkë, por nuk patën kurrë një takim vetëm për vetëm, date, siç i thonë.

Pas shkollës së mesme, Hall u martua me një burrë tjetër në moshën 18-vjeçare.

Ajo kishte tre fëmijë dhe punonte në gazetën lokale. Martesa nuk funksionoi dhe Hall u divorcua në vitin 1975. Ajo qëndroi beqare për 28 vite.

“Ka pasur gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time për Rolandin gjatë gjithë atyre viteve,” kujton Hall. “Shpesh pyesja veten se si ai ishte, nëse ishte i lumtur, nëse kishte një jetë të mire”.

Roland Passaro, ndërkohë, shkoi në kolegj pas shkollës së mesme dhe luajti bejsboll profesionist, por një dëmtim i shtyllës kurrizore i dha fund karrierës së tij atletike. Ai u martua me një grua tjetër, solli në jetë tre djem dhe u transferua në Miami për të punuar në një linjë ajrore. Në vitin 2002 gruaja e tij dhe një nga djemtë e tij vdiqën brenda 10 muajsh nga njëri-tjetri.

Vitin tjetër, në 2003-shin, të dy Hall dhe Passaro morën pjesë në ribashkimin e tyre të 50-të të shkollës së mesme në Allentoën, Pensilvani.

Ata e njohën njëri-tjetrin menjëherë, ndjenë kiminë mes tyre dhe shkëmbyen adresat e email-it. Në fund të festës ai e puthi papritur.

Të martohesh me dashurinë e gjimnazit, 70 vite më vonë.

Fillimisht mbajtën një lidhje në distancë, deri në Krishtlindjet e 2004-ës kur Hall u transferua tek ai, në Miami.

Ata e shijuan lidhjen e tyre, por nuk e diskutuan martesën për gati 20 vjet. Derisa vendosën që dashurinë e përjetshme ta celebronin këtë maj.

Tags: histori

Nga Kategoria

Bota

Rrëzohet avioni në Venezuelë, 7 të vdekur

30 Korrik, 2025
Aktualitet

Të shoqen ia përplasën me makinë dhe mbeti e paralizuar, efektivi i rrugores akuzon ish-shefin e qarkullimit që dhunoi kamarierin në Vlorë: Ardian Isufi fshehu provat!

30 Korrik, 2025
Bota

Mashtrimi/ Gjyshja kishte vdekur 20 vite më parë, vajza dhe mbesa morën 400 mijë euro pension

30 Korrik, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Ra nga çatia e ndërtesës ku po punonte, humb jetën 40-vjeçari

30 Korrik, 2025

Nuk është ëndërr/ Shkëndija fiton edhe në Rumani, shkon në raundin e tretë të Champions League (VIDEO)

30 Korrik, 2025

Rrëzohet avioni në Venezuelë, 7 të vdekur

30 Korrik, 2025

Të shoqen ia përplasën me makinë dhe mbeti e paralizuar, efektivi i rrugores akuzon ish-shefin e qarkullimit që dhunoi kamarierin në Vlorë: Ardian Isufi fshehu provat!

30 Korrik, 2025

Mashtrimi/ Gjyshja kishte vdekur 20 vite më parë, vajza dhe mbesa morën 400 mijë euro pension

30 Korrik, 2025

Toka u drodh, deti heshti! Misteri i tërmetit në Rusi që nuk solli cunamin “e pritur”

30 Korrik, 2025

Fëmijëria, sulmi i ’97-ës dhe politika/ Edi Rama tregon historinë e tij për revistën gjermane

30 Korrik, 2025

Zbulohet ferma e kanabisit në Itali, sekuestrohet 300 mijë euro drogë, në pranga shqiptari dhe një francez

30 Korrik, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.