• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 1 Maj, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Berisha kandidat i vetëm për lidershipin e PD-së, Salianji: Llogaritë i kanë bërë gabim! Nuk do fitoni kurrë…

1 Maj, 2026
tek Kryesore, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar sërish në lidhje me zhvillimet rreth garës për kryetarin e Partisë Demokratike.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Duke komentuar faktin që Sali Berisha është i vetmi kandidat në garë, Salianji tha se kjo tregon mungesën e përgjegjësisë që strukturat drejtuese kanë kundrejt simpatizantëve të PD-së. Ai shtoi se Berisha dhe rrethi i tij, abuzon me besnikërinë dhe vlerat e demokratëve, duke i vendosur përballë një presioni moral: të heshtin “për respekt të moshës”. Sipas tij edhe demokratët më të fandaksur e dinë që me Sali Berishën dhe këtë lidership, nuk do fitohet kurrë në zgjedhje.

Reagimi i plotë: 

Lexo edhe:

Fërkimet me Ramën/ Del foto e Elisa Spiropalit në takim me Damian Gjiknurin

Kanye West vjen në Tiranë, ky është stadiumi që do të ndërtohet në Kashar

Standardi mizerabël se si Berisha po trajton Partinë Demokratike shpreh mungesën e thellë të përgjegjësisë historike për sakrificat e demokratëve që prej 13 vitesh dergjen në opozitë. Shpërfaqja e këtij shtetari deri në degradim total me ndasi, me idiotësi, me miq dhe armiq imagjinar…. me rrena dhe gënjeshtra të poshtra që i kanë lënë demokratët 13 vite rrugëve, shprehin humbjen e “kështjellës” së fundit që ai kishte arritur të fshinte: burrërinë.

Ai dhe rrethi që i kacavirret abuzon me besnikërinë dhe vlerat e demokratëve, duke i vendosur përballë një presioni moral: të heshtin “për respekt të moshës”, të heshtin përballë “ndereve që i janë bërë”, të heshtin para shuarjes së PD për shkak të lidhjes me të.

Kush mban përgjegjësi për humbjen më të thellë që nga 1997, me 11 Maj 2025? Kush i bëri listat? Kush hartoi programin banal sikur të ishte viti 1995? Kush e drejtoi fushatën? Dhe pyetja më e rëndësishme: si do të fitojë Partia Demokratike?

Edhe demokratët më të fandaksur e dinë që me Sali Berishën dhe këtë lidership, nuk do fitohet kurrë.
Çdo ditë që ai qëndron në krye të Partia Demokratike e Shqipërisë është një humbje për opozitën dhe për Shqipërinë. Koha punon vetëm për ndryshimin. Sali Berisha nuk mund ta përfaqësojë kurrë atë. Ai është i konsumuar, i izoluar, i hetuar, i paaftë për të bashkuar opozitën. Nuk mund të flasim për ndryshim në Shqipëri, duke refuzuar ndryshimin në PD. Ne nuk mund të kërkojmë votën e shqiptarëve kështu.

Partia Demokratike nuk mund të jetë kurrë e fortë pa garë, pa përfaqësim, pa përgjegjësi. Çdo përpjekje për t’i shmangur këto e dobëson Partinë Demokratike dhe e largon nga qytetarët. Partia Demokratike nuk mund të jetë parti individi, nuk e meriton të jetë! Ajo duhet të rikthehet në një parti masash dhe pushteti. Ajo është pronë e demokratëve dhe shpresa e mijëra shqiptarëve që presin rotacionin prej vitesh!

PD nuk e meriton të shuhet për shkak të liderit të saj. Llogaritë i kanë bërë gabim, veçanërisht me mua dhe shumicën e demokratëve. Koha thërret demokratët të mos heshtin.

Tags: BerishaSalianji

Nga Kategoria

Kryesore

Fërkimet me Ramën/ Del foto e Elisa Spiropalit në takim me Damian Gjiknurin

1 Maj, 2026
Kryesore

Kanye West vjen në Tiranë, ky është stadiumi që do të ndërtohet në Kashar

1 Maj, 2026
Kosova

Shqipëri-Kosovë “pa kufi”, nis lëvizja e lirë në pikat kufitare

1 Maj, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Berisha kandidat i vetëm për lidershipin e PD-së, Salianji: Llogaritë i kanë bërë gabim! Nuk do fitoni kurrë…

1 Maj, 2026

Fërkimet me Ramën/ Del foto e Elisa Spiropalit në takim me Damian Gjiknurin

1 Maj, 2026

Kanye West vjen në Tiranë, ky është stadiumi që do të ndërtohet në Kashar

1 Maj, 2026

Shqipëri-Kosovë “pa kufi”, nis lëvizja e lirë në pikat kufitare

1 Maj, 2026

Panik në Turqi, derri i egër sulmon kalimtarët në mes të rrugës (VIDEO)

1 Maj, 2026

“Dun badigarda ato, ne s’kena lekë! 300 i do Pjerini…” Dalin MESAZHET! Mir Pepa, sponsor i kreut të Lezhës dhe motrave Berisha

1 Maj, 2026

Pritjes së ëmbël i vjen fundi! Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari bëhen prindër për herë të parë

1 Maj, 2026

Trafik kaotik në aksin Tiranë–Elbasan/ Fluks rekord automjetesh, radhë kilometrike dhe qarkullim i paralizuar drejt juglindjes

1 Maj, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.