• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 30 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Zhvasnin pacientët me kancer, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-zv.drejtoreshën e QSUT dhe 5 të tjerë

30 Prill, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim gjashtë persona, të përfshirë në skandalin e shërbimit onkologjik në QSUT, një çështje që doli në dritë në qershor të vitit 2024.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Të pandehur në këtë çështje janë Alketa Pere, Brikena Qiriazi, Emiliano Lela, Drilona Kishta dhe Halil Gashi, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale si “Shpërdorim detyre”, “Fshehje të ardhurave” dhe “Tregtim të mallrave kontrabandë”.

Fillimisht çështja u dërgua në Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vlerësim nëse kishte të bënte me ndonjë bashkëpunim që ishte kompetencë lëndore e kësaj prokurorie.

Lexo edhe:

“Nuk e kam shijuar mëmësinë si çdo grua tjetër…”, helmoi vjehrrën dhe më pas e mbyti me jastëk, rrëfehet Marjana Çmeta

Kontrolli rutinë i ‘Shigjetave’ që çoi në goditjen e grupit të narkotikëve në Tiranë/ 1 në pranga, 26-vjeçari u kap duke pirë hashash, 2 në kërkim

Por u risoll në Prokurorinë Tiranë duke veçuar materialet në ngarkim të mjekut onklog Edmond Gashi, për veprën penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funskione publike”,

Sipas hetimeve, pacientë me sëmundje tumorale dyshohet se janë orientuar në mënyrë të paligjshme drejt klinikave private kundrejt pagesave të larta, në vend që të merrnin trajtimin në sistemin publik.

Prokuroria ka evidentuar gjithashtu problematika serioze me administrimin e shërbimit onkologjik dhe përdorimin e pajisjeve mjekësore, përfshirë mosvënien në funksion të plotë të aparaturave të radioterapisë.

Hetimet kanë zbuluar edhe mungesë të faturimit tatimor dhe veprimtari të paregjistruara në një klinikë private të përfshirë në dosje.

Çështja tashmë pritet të shqyrtohet në gjykatë, ku do të vlerësohen përgjegjësitë penale të të gjithë të pandehurve.

Prokuroria: Janë dokumentuar  raste ku pacientëve të ndryshëm, pasi nuk i jepej trajtimi i duhur mjekës, ororientoheshin në klinikat private ku kundrejt tarifave të fryra kryheshin shërbime dhe ndërhyrje kirurgjikale të cilat duhet t’i jepeshin falas nga mjekët e spitalit onkologjik pranë QSUNT. Gjithashtu rezultoi se pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT ishte instaluar një aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tomorale. Që të përdorej kjo aparaturë duhet të krijohej më parë një bunker antiradioaktiv ose antiatomik në kushtet e miratuara dhe të prezantuara nga Agjensia Atomike e Vienës ose agjencia ndërkombëtare IEAHEA. Ky bunker jo vetëm nuk u krijua por aparatura u vendos jashtë kushteve teknike e në dhomën ngjitur kabinetit të radiologjisë me një lloj radioaktiviteti që nuk mund të lejohet të vendoset në ambiente jo specifikë. Nga viti 2021 kur ky aparat ka mbërritur në Shqipëri nuk është në shfrytëzim por është lënë në kushte të papërshtatshme duke u bërë burim rreziku ndaj vetë personelit mjekësor si pasojë e rrezatimeve të mundshme që emëton.

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë provoi se shtetasi Emiliano Lela, në cilësinë e koordinatorit pranë Spitalit Onkologjik të QSUNT, ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në procesin e administrimit dhe orientimit të pacientëve tek klinikat private për të marë kurën e trajtimit në luftën kundër sëmundjeve tumorale, në një kohë kur sigurohej nga shteti.

Ai përzgjidhte pacientë nga radha e pritjes dhe i orientonte jo tek mjeku që kishin të rekomanduar sipas procedurave, por tek klinikat private, duke përfituar përqindje monetare. Në analizë të fakteve dhe provave të mbledhura rezultoi e provuar se i pandehuri Emiliano Lela, ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Po kështu edhe e pandehura Alketa Pere, në cilësinë e administratores pranë Spitalit Onkologjik të QSUT, u provua se dërgonte pacientët drejt klinikave private, në tejkalim të kompetencave dhe në kundërshtim me rregullat ligjore dhe procedurale që rregullojnë ushtrimin e profesionit mjekësor dhe administrimin e dokumentacionit shëndetësor. Në analizë të fakteve dhe provave të mbledhura rezultoi e provuar se e pandehura Alketa Pere  ka konsumuar veprën penale të“Shpërdorimit të detyrës”.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë provoi gjithashtu se edhe shtetasja Brikena Qiriazi, në cilësinë e Zv/Drejtoreshës në QSUT e ngarkuar me mbulimin e shërbimit onkologjik, nuk ka marrë masat e nevojshme për garantimin e funksionimine rregullt dhe të sigurt të pajisjes së burimit të kobaltit. Ajo nuk ka marrë masa për vënien në funksion të kësaj pajisjeje, duke bërë që pacientëve të mos u ofrohej në kohë shërbimi i nevojshëm mjekësor. Për pasojë, pacientëve nuk u është dhënë mundësia e zgjedhjes së metodës së trajtimit, duke u kufizuar vetëm në një alternativë të vetme trajtimi. Sa më sipër, rezulton e provuar se e pandehura Brikena Qiriazi ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Në vijim të hetimeve, rezultoi se edhe shtetasja Drilona Kishta, në cilësinë e specialistit pranë QSUT ka pasur detyrimin ligjor të kryejë ekspertizën lidhur me menaxhimin e burimeve radioaktive dhe mbetjeve të tyre. Kjo shtetase hartoi një ekspertizë që nuk ishte në përputhje me gjendjen reale dhe me të dhënat e dhëna nga përfaqësuesit e njësisë së Radioterapisë. Gjithashtu rezulton se kjo ekspertizë është kryer përpara procesit të porositjes së burimit të kobaltit, çka ka sjellë si pasojë marrjen e një vendimi për porositjen e një burimi radioaktiv që nuk është vendosur në funksion dhe nuk është përdorur. Si pasojë e kësaj veprimtarie është shkaktuar dëm ekonomik për institucionin, duke cenuar interesat e ligjshme të shtetit. Sa më sipër, shtetasja Drilona Kishta, rezulton se ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Përsa i përket shtetasit Halil Gashi rezultoi se ai nuk ka lëshuar fatura tatimore për operacionet dhe shërbimet e kryera në klinikë, duke përfshirë shërbime si skaner dhe mamografi, si dhe ka lejuar që mjekë të punojnë në mënyrë të paregjistruar. Ai nuk ka lëshuar fatura tatimore për shërbimet dhe operacionet e kryera në klinikën që administronte, ka lejuar mjekë të punojnë pa regjistrim ligjor dhe ka përfituar materialisht nga ky sistem i fshehjes së të ardhurave. Sa më sipër rezultoi e provuar se i pandehuri Halil Gashi ka konsumuar veprën penale të “Fshehja e të ardhurave”.

Së fundmi, shtetasi F.M., në cilësinë e administratorit të “Flori Farma”, ka bërë blerjen dhe vënien në qarkullim të barnit “Valamor”, të cilin e dinte ose duhej të dinte se ishte kontrabandë (pa pullë të AKBPM-së dhe me barkod të dëmtuar). Si administrator i subjektit farmaceutik ka marrë pjesë në aktivitetin e paligjshëm të tregtimit të barnave kontrabandë, duke ditur ose duke qenë i vetëdijshëm për statusin e paligjshëm të barnit të blerë duke konsumuar veprën penale ‘Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë’.

Nga Kategoria

Aktualitet

“Nuk e kam shijuar mëmësinë si çdo grua tjetër…”, helmoi vjehrrën dhe më pas e mbyti me jastëk, rrëfehet Marjana Çmeta

30 Prill, 2026
Aktualitet

Kontrolli rutinë i ‘Shigjetave’ që çoi në goditjen e grupit të narkotikëve në Tiranë/ 1 në pranga, 26-vjeçari u kap duke pirë hashash, 2 në kërkim

30 Prill, 2026
Aktualitet

Kush e spiunoi Ervin Matën? Jeta e tij si ‘Tommaso Buscheta’ në Brazil!

30 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Zhvasnin pacientët me kancer, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-zv.drejtoreshën e QSUT dhe 5 të tjerë

30 Prill, 2026

“Nuk e kam shijuar mëmësinë si çdo grua tjetër…”, helmoi vjehrrën dhe më pas e mbyti me jastëk, rrëfehet Marjana Çmeta

30 Prill, 2026

Kontrolli rutinë i ‘Shigjetave’ që çoi në goditjen e grupit të narkotikëve në Tiranë/ 1 në pranga, 26-vjeçari u kap duke pirë hashash, 2 në kërkim

30 Prill, 2026

Kush e spiunoi Ervin Matën? Jeta e tij si ‘Tommaso Buscheta’ në Brazil!

30 Prill, 2026

Trump synon të reduktojë numrin e trupave në Gjermani pas kritikave të kancelarit Merz për luftën

30 Prill, 2026
“Gabon që nuk ka lidhje me Rusinë”, Berisha reagon ndaj Ramës: Do të ruash veten, dy muaj më parë the se…

Gara për kreun e PD, sot në 12:00 skadon afati për kandidaturat! Berisha garon i vetëm

30 Prill, 2026

Afera ‘Partizani’/ SPAK thërret 8 dëshmitarë në GJKKO, nis i pari Taulant Balla në cilësinë e kallëzuesit

30 Prill, 2026

Prokuroria Speciale nis hetimet për ETMT të Marin Gjonaj

30 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.