Një person është ndaluar gjatë një kontrolli të kryer në burgun e Fushë Krujës.
Mësohet se një shtetase e cila kishte shkuar për takim me të dënuarin R.D., u konstatua në xhepin e xhupit një qese e vogël me lëndë të dyshuar narkotike (kanabis).
Menjëherë pas konstatimit:
u bë bllokimi i lëndës së dyshuar;
u hartua dokumentacioni përkatës;
u njoftua Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB), për vijimin e veprimeve procedurale.
Ndërkohë, po ushtrohet kontroll në ambientet e të dënuarit për evidentimin e mundshëm të sendeve të ndaluara.











