• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 5 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Ekzekutimi i çiftit në Lezhë, gjendet edhe makina tjetër e autorëve, brenda mjetit kishin lënë dokumentet

29 Prill, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Tre ditë pas ekzekutimit të çiftit Mujeci në Lezhë, policia ka gjetur të braktisur edhe makinën e dytë të përdorur nga autorët.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Policia njofton se në fshatin Torovicë, në një rrugë dytësore, në tokë arë, pranë një kanali, u gjet një automjet tip “Audi A4”, i cili dyshohet se është i përfshirë në dinamikën e ngjarjes dhe se është përdorur nga bashkautorët, të cilët kanë pasur rolin e vëzhguesve të lëvizjeve të viktimave.

Gjatë këqyrjes së tij, brenda automjetit u gjetën dokumentacione që u përkisnin autorëve të shpallur në kërkim.

Lexo edhe:

Mbi 600 mijë protestues në rrugët e Francës, pesë sindikata bashkohen në një ditë kombëtare aksioni

Rrihet përsëri gazetari Elton Tozaj: Do ta paguajë kush ma bëri

Me qëllim kryerjen e verifikimeve më të specializuara, automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe do t’i nënshtrohet ekspertizave kriminalistike.

Ditën e djeshme, u gjet i fshehur në zonën e Torovicës mjeti tip “Golf”  pa targa, i përdorur nga autorët e dyshuar.

Ndërkohë, në mënyrë intensive dhe të pandërprerë, vijon kontrolli i zonave për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të shpallur në kërkim.

Në kërkim janë shpallur tre persona, Renato Mhillaj 23 vjeç, Adriano Mhillaj 22 vjeç dhe Florin Mhillaj 36 vjeç djali, nipi dhe një i afërm i viktimës Genc Mhillaj nga Torovica, i vrarë në vitin 2016.

Atentati:

Ngjarja ndodhi ditën e diel, rreth orës 14:50 në dalje të fshatit Balldren, Lezhë, në rrugën Balldren-Torrovicë.

Drejt makinës me të cilën lëvizte çifti i bashkëshortëve Gentjana Mujeci 32 vjeç dhe Kreshnik Mujeci 39 vjeç u qëllua me breshëri plumbash.

Si pasojë të dy humbën jetën në vendin e ngjarjes.

Një ditë më pas, policia njoftoi se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim tre autorët e dyshuar të ngjarjes, Adriano Mhillaj 22 vjeç, Florin Mhillaj 36 vjeç dhe Renato Mhillaj 23 vjeç. Ky i fundit është djali i Genc Mhillaj nga Torovica, i vrarë në vitin 2016.

Hakmarrja dyshohet se është shkaku i atentatit.

Rreth një vit pas ngjarjes, ai dhe vëllai i tij, Lin Mujeci, u arrestuan si të dyshuar. Sipas hetimeve të kohës, ata i kishin zënë pritë viktimës dhe e kishin qëlluar për vdekje pas një konflikti për motive të dobëta.

Megjithatë, procesi gjyqësor mori një tjetër rrjedhë. Në vitin 2018, Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër i shpalli të pafajshëm të dy, ndërsa një vit më pas edhe Apeli la në fuqi këtë vendim. Çështja u rikthye për rigjykim nga Gjykata e Lartë në tetor të vitit 2024.

Kontrolle janë ushtruar ne disa banesa ne Torovice, Malecaj dhe Balldre ndërsa janë marre me pyetje disa persona por pa arritur dot ne identifikim konkret.

Nga Kategoria

Bota

Mbi 600 mijë protestues në rrugët e Francës, pesë sindikata bashkohen në një ditë kombëtare aksioni

5 Nëntor, 2026
Lajme

Rrihet përsëri gazetari Elton Tozaj: Do ta paguajë kush ma bëri

5 Nëntor, 2026
Aktualitet

Rama mbledh Asamblenë e PS javën tjetër, mes protestave dhe çështjes Veliaj

5 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Zbulohen pesë plantacione kanabis në Gjermani, goditet banda shqiptare

5 Nëntor, 2026

6 vite nga arrestimi/ Hashim Thaçi: Do dal me çdo qelizë time të pastër

5 Nëntor, 2026

Mbi 600 mijë protestues në rrugët e Francës, pesë sindikata bashkohen në një ditë kombëtare aksioni

5 Nëntor, 2026

Rrihet përsëri gazetari Elton Tozaj: Do ta paguajë kush ma bëri

5 Nëntor, 2026

Parlamenti grek miraton taksën prej 10% mbi fitimet nga kriptomonedhat

5 Nëntor, 2026

Melania Trump takon zyrtarë ukrainas dhe rusë në Shtëpinë e Bardhë

5 Nëntor, 2026

Të shtëna me armë në Turqi, 7 viktima dhe një i plagosur

5 Nëntor, 2026

Rama mbledh Asamblenë e PS javën tjetër, mes protestave dhe çështjes Veliaj

5 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.